Fatos Tushe kërkon lirimin: Jam i sëmurë, paguaj dhe para që të dal nga qelia

Fatos Tushe kërkon lirimin nga qelia.

‘Vuaj nga shumë sëmundje dhe nuk jam i rrezikshëm’, është argumenti kryesor që po përdor ish-kryebashkiaku i Lushnjes për të kërkuar në gjykatën e Posaçme të Apelit lirimin nga burgu, pas arrestimit për korrupsion pak javë më parë.

Në kërkesë, ish-kryebashkiaku Tushe thotë se vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëritë si dhe është alergjik nga alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij, Tushe i ka provuar nga të dhënat e pasqyruara me analizat e bashkangjitura kërkesës.

LEXO EDHE  Temperatura deri në 45 gradë, ja zonat e kuqe/ Kujdes deri në 4 gusht

Po ashtu, Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.

“Ne çmojnë se masa e sigurimit ‘Garanci pasurore’ (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose ‘Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore’ do të ishin  masa sigurimi të përshtatshme”, thuhet në kërkesën e palës mbrojtëse të Fatos Tushes.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, së bashku me 10 vartësit e tij u arrestuan për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në Kolonjë të Lushnjes. Akuza që rëndon ndaj ish-kryebashkiakut, deri në këtë fazë të hetimeve, është ajo e ‘shpërdorimit të detyrës’.