Zbardhet dosja e skafistit italian, ja si e mashtroi policinë shqiptare 3 vite më parë

Një ditë pasi gjykata në Itali dënoi një bandë italo-shqiptare me rreth 70 vite burg është zbardhur dosja hetimore në Sarandë.

Një nga personat e dënuar, Antonio Summa i cili ishte pjesë e trafikut të drogës me gomone rezulton se ishte kapur më parë në Sarande ku kishte hyre me gomone në mes të ditës.

Antonio Summa, 29-vjeç rezulton skafist i bandës së drogës, të cilës iu sekuestruan rreth 4 ton marijuanë.

Po çfarë ka ndodhur 3 vite më parë?

Panorama.al ka siguruar pjesë nga dosja hetimore, ku shtetasi italian ka deklaruar tre vite më parë për policinë e Sarandës se kishte ngatërruar rrugën dhe ishte futur gabimisht në ujërat shqiptarë.

Prokuroria e la të lirë pasi nuk gjeti gjë në gomone, përpos dyshimeve për aktivitet te paligjshëm, por siç rezulton, qëllimet e tij ishin të tjera.

Për policinë e Sarandës ai atëherë përmendi edhe një emër, “Cosimo”, që nuk dihet nëse është i dënuari tjetër i djeshëm Cosimo Conte.

Pjese nga dosja

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka në hetim procedimin penal nr.342, të vitit 2018, regjistruar në ngarkim të shtetasit italian Antonio Summa, për veprat penale :

  • “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal;
  • “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal;

Nga studimi në tërësi i provave të administruara në fashikullin hetimor të këtij procedimi penal deri në këtë moment procedural rezulton :

Më datë 20.05.2018, rreth orës 14.05, në ujerat territoriale të gjendura përballë qytetit të Sarandës, travers me vendin e njohur me emrin “Limion”, në largësi 1.7 milje detare nga bregu, patrulla e mjeteve lundruese të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, ka kapur një mjet lundrues të llojit “gomone”, me dy motorë, në bordin e të cilit u gjend vetëm drejtuesi i tij, një shtetas italian, i cili nuk dispononte dokumente identifikuese.

Në këto rrethana është realizuar shoqërimi i mjetit lundrues në territorin ujor të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, si dhe drejtuesit të tij.

Nga këqyrja e mjetit lundrues është konstatuar se ai ishte i pajisur me dy motorë, secili prej tyre i markës “Yamaha”, më nga 115 kuaj fuqi secili, dhe në depozitat e karburantit gjendej një sasi karburanti e llojit benzinë prej rreth 200 litra.

Nga kontrolli i ushtruar mbi mjetin lundrues nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Madje as dokumentacioni identifikues, regjistrues apo i pronësisë së mjetit lundrues.

Nga e ana e drejtuesit të mjetit lundrues janë paraqitur vetëm dokumentet “librezë”, që i përkisnin motorëve të instaluar në mjetin lundrues, nga të cilët rezulton se motorët ishin të matrikulluar respektivisht me matrikull “312849” dhe nr.848-02, si dhe matrikull “312840” dhe nr. 847-02.

Nga ana e tij drejtuesi i mjetit lundrues dispononte një aparat telefonik të markës “Samsung – J3”, në të cilin nuk gjendej asnjë kartë telefonike, si dhe karikues telefoni me dy fisha karikimi.

Nga këqyrja e telefonit, pas hapjes së tij, është fiksuar realizimi i komunikimeve telefonike me dy numra telefonikë të kompanive celulare që operojnë në territorin shqiptar, dhe konkretisht “0688764633” dhe “0683309197”.

Në kontakt me Oficerin e Policisë Gjyqësore, drejtuesi i mjetit lundrues, në mungesë të dokumentacionit identifikues, është vetëdeklaruar si shtetas italian i datëlindjes 13.06.1992.

Në deklarimet e tij, të marra me cilësinë e shtetasit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi italian ka deklaruar se mjetin lundrues ja kishte marrë një miku të tij, edhe ky shtetas italian, të cilin e identifikon vetëm me emrin “Cosimo”, dhe se ishte nisur nga porti “Santa Maria de Leuca”, i gjendur në zonën e Leçes, Itali, me qëllim realizimin e vizitës së brigjeve detare greke, por për shkak të gabimit në orientim është gjendur në ujërat territoriale shqiptare.

Nga sa më sipër rezultojnë dyshime të bazuara se ndodhemi dhe duhet të kryhen veprime hetimore për veprat penale :

  • “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal;
  • “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal;

dhe se autor i tyre është shtetasi italian.

Edhe gjykata nga ana e saj çmon se kërkesa për caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nen hetim, masat shtrënguese – “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, “-Detyrimi për t`u paraqitur ne policinë gjyqësore”, -“Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, parashikuar nga nenet 233,234 dhe 235 të kodit te procedurës penale, është e drejte dhe bazuar ne ligj dhe ne prova.

DENIMI I BANDES

LEXO EDHE  Frymëzonte masakrat në Kosovë, këngëtari serb ftohet në Festën e Birrës në Korçë

Gjykata Italiane denoi me 70 vite burg ne total per 10 trafikantet Alban Limaj, Teodoro Vindice, Alvaro Aliaj, Erfan Bajrusi, Mario Epicoco, Geraldo Ismailaj, Claudio Rillo, Vitantonio Roma, Antonio Summa dhe Cosimo Conte. Gjyqtarja Laura Liguori i denoi ata per 3 ton 750 kg marijuane te kapur ne kuader te operacionit “San Silvestro”.

 Por nder emrat e denuar rezulton dhe ai i 29-vjecarit Antonio Summa nga Brindisi. Ky i fundit paraditen e 21 majit 2018, u kap ne Gjirin e Sarandes ne nje gomone. Nje oficere policie e pa rastesisht ate teksa hynte i shkujdesur ne brendesi te ujrave shqiptare. U njoftua policia kufitare dhe ajo e rendit qe ndaluan gomonen. Sapo pa policine italiani tentoi te hidhte nje celular qe iu sekuestrua./Panorama.al