“Protesta” origjinale e adoleshentëve britanikë, shkojnë në shkollë me minifunde, ja arsyeja!

Një grup adoleshentësh në Britani, kanë gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar ndaj një rregulli në shkollë. Ata kanë kërkuar nga drejtuesit që të lejohen të shkojnë në shkollë, gjatë kësaj periudhe të vitit, me pantallona të shkurtra.

Por një kërkesë e tillë është refuzuar, me arsyetimin se është jashtë rregullores së shkollës. Mirëpo të rinjtë nuk janë zmbrapsur. Në shenjë proteste, ato kanë veshur minifunde dhe janë paraqitur më pas në shkollën St Austell, në qytetin e Cornwall.

Nisma është ndërmarrë nga nxënësi i quajtur Ardian Copp dhe dy miqtë e tij Pen dhe Connor. Ardian ka thënë për mediat se synonte që nga protesta e tyre të përfitonin të gjithë dhe shkolla të ndryshonte politikën strikte të veshjes, por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga drejtuesit.

LEXO EDHE  Akuza për ngacmime seksuale, guvernatori i New York merret 11 orë në pyetje

“Është tmerrësisht vapë këtë periudhë të vitit. Ne kërkuam që të vishnin pantallona të shkurtra ose të paktën të gjera. Por kjo kërkesa na është refuzuar. Në këtë moment menduam për minifundet. deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim, por na duket diskriminuese që vajzat lejohen me minifunde e ne jo me pantallona të shkurtra”, tha Ardian.