Ekspertët në Greqi janë të shqetësuar për përhapjen e koronavirusit dhe variantit Delta në ishuj në muajin gusht, kur qytetarë të pavaksinuar të udhëtojnë drejt këtyre zonave që nuk kanë struktura të forta shëndetësore.
Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou tha se dje se 90% e pacientëve të rinj të shtruar në spitale janë të pavaksinuar.
Në ditët e fundit është shënuar një rritje e shifrave të infeksioneve me COVID.
E gjithë Kreta mbetet në gatishmëri për shkak të shtimit të infeksionit ku vetëm sot u identifikuan 344 raste të reja.