Sherr për pronën! 32-vjeçari në Tiranë plagos me thikë të vëllain

Një sherr mes dy vëllezërve është shënuar së fundmi në Tiranë. Mësohet se njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Blutë bëjnë me dije se është arrestuar 32- vjeçari, me iniciale V.L, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës (thikë) vëllain e tij.

I plagosuri është shtetasi, D. I, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE  Babë e bir plagosin rëndë 45-vjeçarin

Informacion paraprak:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.