• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lungomare, një protestë luksi?

18:09 : 19/07/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Në mbrëmjen e vonët të së dielës rrjeti u përfshi nga një valë videosh dhe titujsh që pasqyronin protestën zhurmëmadhe të pronareve të bizneseve përgjatë lungomares në Vlorë. Nën tingujt e himnit të flamurit, që e lëshuan të gjithë njëkohësisht në momentet e fillimit të orës policore, me një provokim tipik nga ato që vetëm një karakter vlonjati mund të prodhojë, ata u përplasën me policinë duke kërkuar shfuqizimin e masave anti covid.

Incidentet që shpërthyen në mes të shëtitores, në sytë e të gjithë pushuesve, vazhduan më pas edhe para drejtorisë së policisë, për të liruar tre nga pjestarët e protestës. Ata kërkonin çlirimin e biznesit të tyre nga oraret kufizuese, vijimin normalisht të punës pas një krize të zgjatur nga pandemia dhe këtë, si gjithmonë në këto anë, e bënë me potere dhe në një mënyrë të atillë që të rezononte në mbarë vendin.

Aq i fortë qe reagimi, aq befasuese forma e zgjedhur dhe aq e beftë shpërndarja e saj, sa me siguri shumëkush ka pyetur: ore vallë këta janë të parët që duhet të ngrenë zërin?

Po ta shikosh në pamje të parë, pronarët e bareve, restoranteve dhe klubeve të natës të lungomares kanë më pak arsye se kushdo të protestojnë. Nëse ka vërtet një dhuratë dinjitoze që kjo qeveri i ka bërë qytetarëve të saj, ajo është zona nga skela tek tuneli në Vlorë. Falë edhe investimeve të tyre, falë cilësisë më të cilën është ndërtuar kryesisht përballë bregut të detit, zona e lungomares shpesh të krijon imazhin sikur gjendesh diku përgjatë rivierës franceze. E natyrisht, përfituesit kryesor të gjithë kësaj janë ata që kanë ngritur bizneset e tyre aty, duke thithur shumë më tepër klientelë. Krahasuar me dikë që ka hapur ta zëmë një bujtinë në Theth e që i pret turistët me frikën në zemër se mos mbeten pa drita, apo mos i sosin në destinacion me goma të shklyera, bizneset e lungomares janë të privilegjuar. Protesta e tyre ngjan një kapriço luksoze dhe ata duken si të fundit që duhet të dalin në rrugë.

Lexo edhe:

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Po shpesh ky lloj arsyetimi çalon dhe ajo që ndodhi të dielën në mbrëmje në Vlorë është ilustrimi më tipik. Ajo dëshmon se pavarësisht nga një mirëqenje relative, pavarësisht ndonjë avantazhi ekonomik, njeriu është një qenie që revoltohet përballë pabarazisë, arbitraritetit, dhe absurdit që gëlon në xhungla ku disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.

Një pronar lokali në shëtitoren e rilindur të Vlorës vërtet mund të jetë shumë më i privilegjuar se të singjashmit e tij kudo në Shqipëri, por mendja e tij e ka të pamundur të perceptojë se përse lokali i tij duhet mbyllur në darkë, ndërsa orgjitë me mijra vetë që organizon Veliaj në krah të Kimit dhe Sorecës, në sheshin e Tiranës, nuk përbëkan rrezik për përhapjen e virusit.

Ai nuk i jep dot shpjegim faktit se përse disa kilometra më larg, në Dhermi, muzika vazHdon disa fundjava deri vonë dhe në të tjera, kur atje shkon të pushojë Rama me familjen, ajo ndërptitet me polici.

Ai e ka të pamundur ti kuptojë masat shtrënguese kur tashmë Shqipëria është bërë një han pa porta, ku gjithkush mund të hyjë edhe i pa vaksinuar, madje dhe pa test.

Ai duhet të stëmundohet që të besojë udhëzimet e një komiteti teknik ekspertësh, pasi e ka parë këtë të fundit me brekë nëpër këmbë, duke u përdorur si një mashë elektorale.

Natyrisht të gjithë shkenctarët dhe ekspertët në botë na paralajmërojnë se jemi larg ndarjes përfundimtare me virusin, se vigjilenca nuk duhet ulur dhe se kthimi në kohët para covidit akoma nuk ka trokitur.

Ende duhet të vazhdojmë të bëjmë kujdes nëse nuk duam të kemi një valë të re në vjeshtë falë përhapjes së variantit Delta.

Por, ama ky objektiv nuk arrihet me standarte të dyfishta, politika të çakorduara dhe urdhra absurdë.

Protestuesit e bizneseve të lungomares janë viktima të kësaj kakofonie.

Zemërimi i tyre është pasojë e politikave dhe qëndrimeve jo koherente. Prandaj rebelimi i tyre, pavarësisht se si duket nga jashtë, nuk është një revoltë luksi. Ai vjen si nevojë e thirrjes për dinjitet, respekt dhe trajtim të barabartë. Gjithkush ka nevojë për to edhe nëse është pak më i avantazhuar ekonomikisht se të tjerët. Por në një shtet ku ligji nuk pi ujë, para atij që e ka në dorë atë, kjo me sa duket është e pamundur. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

18:53 : 18/09/2025
RAJONI

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

18:47 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abuzimi me 16-vjeçaren/ E mori në pyetje dhe e liroi, si Policia e la efektivin që të arratisej

18:41 : 18/09/2025
BOTA

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

18:16 : 18/09/2025
BOTA

Provokoi në deklaratën për vrasjen e Charlie Kirk, ABC pezullon emisionin e Jimmy Kimmel

18:11 : 18/09/2025
Para

Koronavirusi në Itali/ 7 viktima dhe 2072 raste të reja në 24 orët e fundit

TË GJITHA

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

18:53 : 18/09/2025

Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

18:47 : 18/09/2025

Abuzimi me 16-vjeçaren/ E mori në pyetje dhe e liroi, si Policia e la efektivin që të arratisej

18:41 : 18/09/2025

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

18:16 : 18/09/2025

Provokoi në deklaratën për vrasjen e Charlie Kirk, ABC pezullon emisionin e Jimmy Kimmel

18:11 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com