“Truri ynë, ndërsa ne flemë, vepron dhe krijon iluzione, ndonëse ne jemi të projektuar që t’i tonë ndërsa flemë? Kujtimet renditen dhe ruhen, ne çlirojmë hapësirë të re për të mësuar, zgjidhim harrojmë shpesh përmbajtjet e ëndrrave”,- thotë Dr. Alex Dimitriu, psikiatër. Atëherë, çfarë ndodh në kokën problemin dhe lidhim fakte të njohura, aq sa i gjithë truri ynë pëson një spastrim energjie.
Nëse jeni të shqetësuar për një prezantim të ardhshëm, me siguri do të ëndërroni, apo jo? ‘Nuk është tamam kështu’,- thotë Dimitriu. Stresi mund të shfaqet në shumë mënyra dhe ëndrrat tona mund të mos përputhen gjithmonë saktësisht me atë që na shqetëson. Përkundrazi, ne zakonisht ëndërrojmë për ndonjë problem apo situatë zhgënjyese, e cila mund ose nuk mund të ketë lidhje me çfarë po ndodh në jetën tone të zgjuar.
Cilat janë 3 ëndrrat e zakonshme të ankthit të zbërthyera nga ekspertët?
Rënie nga lartësitë
“Ëndërrimi se po bie nga diku është një nga ëndrrat më të zakonshme të ankthit”,- thotë Dr. Arooj Najmussaqib, psikologe klinike. Nëse jeni duke rënë nga një ndërtesë, nga qielli, në errësirë ose në një vend të panjohur, kjo ëndërr sugjeron që keni ndjenja negative ose frikë nga diçka e keqe që po ndodh. Kjo ëndërr mund të nënkuptojë gjithashtu se jeni nervozë për një situatë specifike në jetën reale, si përfundimi i marrëdhënies, një prezantim, provime ose vlerësim. Sipas Najmussaqib, e gjitha kjo buron nga ndjenja e mungesës së kontrollit mbi një situatë.
Fatkeqësi natyrore
Pavarësisht nëse ëndërroni për uraganet, tornadot, tsunami, tërmetet, zjarret apo ndonjë fatkeqësi tjetër natyrore, kjo natë ëndrre ankthi, zakonisht nënkupton që jeni të mbingarkuar me diçka serioze në jetën reale. Fatkeqësisht, këto ëndrra nuk ofrojnë gjithmonë të dhëna shtesë, kështu që ju duhet të kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni të mbingarkuar, në mënyrë që t’i drejtoheni këtij problemi. Sipas Najmussaqib, disa mundësi përfshijnë fillimin e një pune të re, humbjen e vendit të punës, vdekjen, divorcin ose frikën e një vendimi të ardhshëm që duhet të merrni.
Dikush po ju ndjek
Pjesa e më e çuditshme e të tilla ëndrrave është fakti se ju nuk e shihni se kush po ju ndjek, por thjesht keni ndjesinë e ndjekjes. Këto ëndrra, zakonisht nënkuptojnë se po ikni nga diçka në jetën tuaj, si një person, një vendim ose një vendndodhje. “Sido që të jetë, derisa të ndaloni së vrapuari në jetën e zgjuar, me siguri nuk do të ndaleni së drejtuari në ëndrrat”.