Interi nis të blindojë të rinjtë e talentuar dhe mes tyre sigurisht që është edhe shqiptari Andi Hoti.
Në ditët e fundit ka qenë në negociatat të avancuara për të rinovuar kontratën dhe për t’i ofruar atij marrëveshjen e parë si profesionist.
Nga Italia raportohet se djaloshi ka mbyllur me sukses bisedimet dhe do vazhdojë të qëndrojë në Milano. Lajmin e bëjnë të ditur mediet italiane, që shtojnë se mungon vetëm zyrtarizimi.
18-vjeçari do të firmosë kontratë për 3 vite, që do skadojë në verën e vitit 2023. Hoti është një mbrojtës që mund të mbulojë disa role në fazën e prapavijës dhe sezonin e fundit ishte pjesë e Inter U19.