‘The Guardian’ publikon faktet se si po përgjohen 50 mijë numra telefoni nga qeveritë

Aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe avokatë në të gjithë botën kanë qenë në shënjestër të qeverive autoritare të cilat kanë përdorur një softuer të shitur nga kompania izraelite e mbikëqyrjes NSO Group.

Zbulimin e bujshëm e bën gazeta “The Guardian” në një shkrim ekskluziv të hartuar nga 4 gazetarë të saj.

Sipas “The Guardian” janë 16 organizata mediatike që kanë rënë pre e këtij përgjimi edhe pse kompania izraelite Pegasus këmbëngul se synohet përdorimi vetëm kundër kriminelëve dhe terroristëve, por programi ka rënë duar të disa qeverive autoritare që e kanë përdorur atë për të goditur aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe avokatë.

Softueri i NSO Group është një nga më të fuqishmit të zhvilluar ndonjëherë nga një kompani private. Sapo të hyjë në telefonin tuaj, (pa u vënë re nga ju) mund ta shndërrojë atë në një pajisje mbikëqyrjeje 24-orëshe. Ai mund të kopjojë mesazhet që dërgoni ose merrni, të mbledhë fotot tuaja dhe të regjistrojë telefonatat tuaja.

Programi mund t’ju filmojë fshehurazi përmes kamerës së telefonit tuaj, ose të aktivizojë mikrofonin për të regjistruar bisedat tuaja. Potencialisht ai mund të përcaktojë se ku jeni, ku keni qenë dhe kë keni takuar.

LEXO EDHE  Varianti Delta rikthen infektimet masive në Kinë, rikthehen masat kufizuese

Pegasus është softueri pirat që zhvillohet, tregtohet dhe licencohet për qeveritë në të gjithë botën nga kompania izraelite NSO Group. Ka aftësinë të infektojë miliarda telefona që përdorin sisteme operative iOS ose Android.

Gazetarët e “The Guardian” kanë mundur të sigurojnë një listë me më shumë se 50 mijë numra telefoni që besohet se janë identifikuar si “njerëz me interes” nga klientët e NSO që prej viti 2016.

“The Guardian” dhe partnerët e tij mediatikë kanë lajmëruar të zbulojnë si fillim identitetin e afro 180 personave. Ato përfshijnë drejtues biznesi, figura fetare, akademikë, punonjës të OJQ-ve, zyrtarë të sindikatave dhe zyrtarë të qeverisë, duke përfshirë ministra të kabineteve, presidentë dhe kryeministra.

Lista përmban gjithashtu numrat e anëtarëve të familjes së ngushtë të sundimtarit të një vendi, (nuk e specifikon) duke sugjeruar që sundimtari mund të ketë udhëzuar agjencitë e tyre të inteligjencës për të shqyrtuar mundësinë e monitorimit të të afërmve të tyre.

Zbulimet e numrave do të fillojnë gazetarë duke përfshirë reporterë, redaktorë dhe drejtues redaksie në Financial Times, CNN, New York Times, France 24, The Economist, Associated Press dhe Reuters.