Stuhia e tmerrshme në Belgjikë, 31 viktima dhe 163 të zhdukur

Numri i personave që humbën jetën në përmbytjet që goditën Belgjikën po rritet. Tridhjetë e një kanë vdekur deri më tani, ndërsa të paktën 163 janë zhdukur sipas qendrës së krizës, transmeton rtbf.

Autoritetet  u bëjnë thirrje qytetarëve të kontaktojnë me ta nëse kanë humbur kontaktet me të afërmit e tyre.

“Nëse nuk keni lajme nga një i afërm, ju lutemi kontaktoni policinë lokale që po mbledh informacion në lidhje me të zhdukurit,” thanë autoritete lokale.

LEXO EDHE  Varianti Delta i koronavirusit rikthen frikën, shtetet jugore amerikane regjistrojnë shifra rekorde të shtrimeve

Ndërkohë, deri më tani, në Gjermani janë shënuar të paktën 156 viktima ndërkohë në Belgjikë raportohet për 27 të vdekur edhe pse numri i viktimave mund të rritet.