Barcelona zhvendoset nga “Camp Nou”, ja ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Barcelona përgatitet të zhvendoset nga “Camp Nou”. Shumë shpejt do të nisin punimet e rinovimit të stadiumit mitik ku skuadra katalanase zhvillon ndeshjet shtëpiake.

Mundo Deportivo shkruan se ka disa opsione, por luajtja e sfidave në stadiumin “Johan Cruyff” është mundësia më konkrete.

LEXO EDHE  Sfida e parë në “Elbasan Arena”, ja sa kuotohet fitorja e Laçit ndaj Anderlecht

Një situatë të tillë kaloi edhe Real Madrid sezonin e kaluar. Në “Santiago Bernabeu” nisën punimet dhe “Los Blancos” u transferuan në “Valdebebas”.