VIDEO/ Sherr te kampionët e Francës, dy lojtarë të Lille përplasen fizikisht

Lille fitoi Ligue 1 sezonin e kaluar, duke thyer dominimin e PSG. Skuadra franceze ka luajtur një takim miqësor ditën e sotme përballë Kortrijk. Ekipi belg e mbylli pjesën e parë në avantazh të një goli.

Ndërkohë që lojtarët po drejtoheshin për në dhomat e zhveshjes, ndodhi një episod i rrallë. Dy lojtarë të Lille; konkretisht Xeka dhe Tiago Dialo kishin diçka për të sqaruar.

LEXO EDHE  “Dream Team” i jep leksion Spanjës, SHBA në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike

Dy portugezët përdorën duart me njëri-tjetrin, por ndërhyrja e Reinildo shmangu përplasjen e madhe. Arbitri i ndeshjes nuk toleroi aspak dhe i ndëshkoi dy lojtarët me karton të kuq.