• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompania “Gjikuria” nën hetim për punime pa leje për rrugën Orikum-Dukat

09:45 : 16/07/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Kompania koncesionare në pronësi të kompanisë “Gjikuria“ u referua në Prokurorinë e Vlorës për shfrytëzim pa leje të inerteve në zonën e burimit të Çikës, por pavarësisht nisjes së procedimit,  leja iu miratua më pas nga Këshilli i Baseneve të Vjosës.

Në fillim të korrikut, mjetet e kompanisë së ndërtimit “Gjikuria“ u diktuan nga banorë të zonës së Orikumit, ndërsa gërmonin në afërsi të vendburimit të Çikës, pranë parkut kombëtar të Llogarasë. Banorët u alarmuan nga gërmimet në mes të pyllit dhe njoftuan policinë.

Në 3 korrik, oficerë të policisë së Vlorës konstatuan në terren mjetet e rënda që po gërryenin tokë në afërsi të burimit të Çikës, ndërsa punonjësit që u identifikuan si të kompanisë koncesionare “Rruga Orikum-Llogara shpk“ në pronësi të kompanisë „Gjikuria“ nuk kishin asnjë dokument dhe as paraqitën ndonjë leje.

“Deri më tani nuk kanë paraqitur dokumentacion se posedojnë leje për ushtrimin e aktivitetit në këtë zonë,“ i tha BIRN më 8 korrik zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Gentjan Berberi. Berberi tha se ndaj kompanisë dhe përgjegjësit të punimeve ishte bërë referim në Prokurorinë e Vlorës në datën 7 korrik dhe se drejtuesi i punimeve ishte marrë në pyetje.

Fillimin e hetimeve për rastin e konfirmoi edhe prokurori i Vlorës, Aurel Zarka.  Zarka i tha BIRN se hetimi tashmë ka nisur në ngarkim të kompanisë “Gjikuria“ dhe se punimet në terren ishin pezulluar.

Lexo edhe:

Luana Vjollca sërish në garë me Arbana Osmanin për prezantimin e festivalit ‘64 në RTSH

Luftëtari bën lëvizjen e radhës në merkato, firmos me sulmuesin e Llapit

Administratori i kompanisë, Florenc Gjikuria kundërshtoi pretendimet e policisë dhe prokurorisë dhe i tha BIRN se ata i kishin lejet.

“Po ju them që për projektet në fjalë, jemi të pajisur me leje nga organet kompetente,“ tha Gjikuria në një përgjigje me shkrim, pa specifikuar kohën e marrjes së tyre.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se një ditë pas nisjes së hetimeve, Këshilli i Baseneve të Ujëmbledhësit të Vjosës, i drejtuar nga prefekti Flamur Mama, i dha kompanisë koncesionare “Rruga Orikum-Llogara shpk“ në pronësi të Gjikurisë një leje për shfrytëzimin e shtufit nga mali për projektin koncesionar të rrugës që lidh portin e Jahteve në Orikum me Dukatin.

Kompania Gjikuria ka fituar koncesionin Partneritet Publik Privat për ndërtimin e rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Dukat me vlerë 50.5 milion euro në vitin 2018, ndërsa punimet në zonë filluan në vitin 2019.

Në një komunikim me BIRN më 7 korrik, prefekti Mamaj pranoi se kompania nuk kishte pasur deri atë ditë leje shfrytëzimi –por ai shtoi se kompania kishte paraqitur një kërkese që do të shqyrtohej të nesërmen.

“Leja e tyre ka kaluar të gjitha fazat për t‘u miratuar dhe ditën e enjte do të mblidhet  Këshilli i Basenit për ta miruatuar. Duhet theksuar se të gjitha lejet që miratohen janë vetëm për subjektet që ndërtojnë rrugë të rëndësisë kombëtare,“ tha prefekti Mamaj.

I pyetur më 13 korrik nëse ishte marrë parasysh referimi në Prokurori dhe si ishte miratuar leja për një kompani që ishte konstatuar më herët se po kryente shfrytëzim pa leje të zonës afër parkut të Llogarasë, Mamaj pretendoi që nuk kishte dijeni. “Nuk kam njoftim zyrtar“, tha ai duke pasur parasysh referimin e kompanisë në prokurori nga policia./Reporter.al

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Luana Vjollca sërish në garë me Arbana Osmanin për prezantimin e festivalit ‘64 në RTSH

17:49 : 04/08/2025
SPORT

Luftëtari bën lëvizjen e radhës në merkato, firmos me sulmuesin e Llapit

17:46 : 04/08/2025
AKTUALITET

Ofronin bileta udhëtimi në këmbim të votave për kandidatin e PD, SPAK çon për gjykim 5 persona

17:44 : 04/08/2025
SPORT

Në prag të sfidës ndaj Egnatias, Olimpija Ljubljana mposhtet 5-0 në kampionatin slloven

17:33 : 04/08/2025
BOTA

BE pezullon për 6 muaj kundërmasat ndaj SHBA-së, pas marrëveshjes mes Trump dhe von der Leyen

17:26 : 04/08/2025
BOTA

“Bind Netanyahun të ndalë luftën”/ Mbi 600 ish-zyrtarë izraelitë i shkruajnë letër Trumpit

17:12 : 04/08/2025
Para

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet i riu te “Shkëmbi i Kavajës”

TË GJITHA

Luana Vjollca sërish në garë me Arbana Osmanin për prezantimin e festivalit ‘64 në RTSH

17:49 : 04/08/2025

Luftëtari bën lëvizjen e radhës në merkato, firmos me sulmuesin e Llapit

17:46 : 04/08/2025

Ofronin bileta udhëtimi në këmbim të votave për kandidatin e PD, SPAK çon për gjykim 5 persona

17:44 : 04/08/2025

Në prag të sfidës ndaj Egnatias, Olimpija Ljubljana mposhtet 5-0 në kampionatin slloven

17:33 : 04/08/2025

BE pezullon për 6 muaj kundërmasat ndaj SHBA-së, pas marrëveshjes mes Trump dhe von der Leyen

17:26 : 04/08/2025

“Bind Netanyahun të ndalë luftën”/ Mbi 600 ish-zyrtarë izraelitë i shkruajnë letër Trumpit

17:12 : 04/08/2025

Asllani drejt skuadrës së njohur italiane, Interi bën propozimin që kënaq të dy klubet

17:09 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com