PËRGJIMET/ “E dua Samsung, jo Iphone”, zbardhet dëshmia e avokates Florida Beu

Detaje të reja janë zbuluar nga përgjimet e SPAK lidhur me arrestimin e ish – zv ministres Rovena Voda e akuzuar për korrupsion.

Zbulohet edhe dëshmia e bërë nga avokatja Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme kundrejt një pagese rreth 1 mijë euro dhe përfitimeve të tjera.

Lidhur me këtë përfitime, Florida Beut ka dëshmuar se do t’i blinte edhe një telefon Rovena Vodës. Madje kjo e fundit e kishte specifikuar edhe markën e celularit.

LEXO EDHE  Rritja e rasteve me koronavirus, Mali i Zi ashpërson masat

Florida ka thënë se Rovenës i bleu “Samsung” pasi nuk preferonte “Iphone”.  Kështu Florida ka blerë një “Samsung” me vlerë 550 euro që e ka marrë me ulje në një dyqan.

Në dosje është interesant momenti i takimit të Vodës me Beun dhe Majlinda Hasanin, ku kjo e fundit i zgjat ish-zv.ministres kutinë e telefonit, dhe pasi ajo e merr e hap dhe e sheh, e lë fillimisht në tavolinë dhe më pas e fut në çantë