Denoncimi/ Edi Rama shpërblen Ben Blushin me 2 mijë m2 tokë në Dardhë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili hedh akuza të forta në drejtim të Ben Blushit, ish-deputet i PS-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Qeveria ka shpërblyer Ben Blushin me 2000 meter katror tokë të privatit në Dardhë.

Sipas denoncuesit, Ben Blushi ka grabitur prona të tre pronarëve të vjetër në Dardhë, ndërsa shton se të përfshirë në këtë aferë janë edhe Artan Lame dhe Besa Spaho.

“Pershendetje doktor Berisha. Në fshatin Dardhe kam shtëpi banimi të vitit 1920. Na e shtetëzuan në kohen e komunizmin dhe po në ate kohe na e kthyen prapë. Rilindja nga viti 2013 e deri më tani na i ka shtetëzuar shtëpite doktor dhe po na grabit pronat sepse i ka tjetërsuar në shtet. I nxjer shtet në Kadaster megjithëse ato jane të regjistruara me titull pronësie nga komsioni i kthimit të pronave.

Shkon ankohesh tek hajdutet e ASHK dhe thonë se nuk je pronar ti, është shteti dhe stë japin asnjë informacion , dhe ja jep Ben Blushit 2000 metër katror duke na grabitur pasuritë që i trashëgojmë nga stërgjysherit tanë. Kohët e fundit kane filluar me legalizimet me një VKM antikushtetuese që e grabit pronarin me ligj.

LEXO EDHE  Berisha e meritonte deklaratën e Yurit, por shqiptarët nuk e meritojnë Kimeten

Po na grabitin zagaret e Rilindjes doktor, drejtorat e Rilindjes po na marrin dhe shtëpitë ,nuk do cuditem ndonjë ditë kur të shkoj në Dardhë në shtëpi dhe tëgjej në shtëpinë time Ben Blushin dhe Lame hajdutin duke pirë raki. Me këtë VKM për ndërtimet pa leje po na hynë nëpër oborret e shtëpisë pa leje dhe pa pyetur fare se kush e ka dhe oborret tona i futin në legalizime sikur i kanë të tjeret duke nga gabitur me ligj pronat.

Ben Blushi ka grabitur tre pronarë të vjeter, një aferë e pastër korruptive në kundërshtim me cdo ligj duke grabitur me një të rënë të lapsit 2000 metër katror truall ,ndërsa në që jemi në të drejtën e Zotit po na marrin dhe shtëpite tona.

Kryehajdutja e ASHK, Korçë Besa Spaho po e ndjen fundin dhe po kape ctë kapi doctor. Shpresoj qe kur te vini ne pushtet te shfuqizoni cdo leje legalizimi korruptive e te pa ligjshme . Pasuria e tij shkon në total 2000 metër katror, duke u kthyer kështu në beun e fshatit Dardhë”-shkruan denoncuesi.