Chelsea ofron 100 milionë euro për Chiesa-n

Klubi anglez i Chelsea është i interesuar për mesfushorin e Juventusit, Federico Chiesa.

Klubi londinez raportohet se kontaktoi me Juventusin dhe ofroi 100 milionë euro si shumë fillestare për transferimin e Chiesas.

”Juventusi refuzoi të negociojë për transferimin e italianit 23-vjeçar tek Chelsea”, shkruan gazetari i ”Bild”, Kristian Folk.

LEXO EDHE  50 m stil i lirë, Merizaj e treta në baterinë kualifikuese, por mbetet jashtë gjysmëfinaleve

Chiesa luajti shkëlqyeshëm në Kampionatin Evropian, ku fitoi trofeun me përfaqësuesen e Italisë.

Chiesa shënoi dy gola në Euro 2020.