Zyrtare/ Talenti i kombëtares kalon në skuadrën e La Liga-s

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ivan Balliu, ka kaluar zyrtarisht te skuadra e Rayo Vallecano në La Liga.

Skuadra spanjolle i ka uruar mirëseardhjen lojtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale, si edhe në faqen zyrtare të klubit. Sezonin e fundit, Balliu ishte pjesë e UD Almería.

LEXO EDHE  Vincent Kompany i thur elozhe Laçit: E meritojnë të jenë këtu, s’do ta kemi të lehtë

Tashmë, përveç Keidi Bares, i cili është pjesë e Espanyol, tashmë Shqipëria do të ketë dy futbollistë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollist spanjoll.