Zyrtare, mbrojtësi i kombëtares në skuadrën e La Liga-s

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ivan Balliu, ka kaluar zyrtarisht te skuadra e Rayo Vallecano në La Liga.

Skuadra spanjolle i ka uruar mirëseardhjen lojtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale, si edhe në faqen zyrtare të klubit. Sezonin e fundit, Balliu ishte pjesë e UD Almería.

LEXO EDHE  Formacionet zyrtare/ Vllaznia kërkon përmbysjen e madhe ndaj AEL Limasolit

Tashmë, përveç Keidi Bares, i cili është pjesë e Espanyol, tashmë Shqipëria do të ketë dy futbollistë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollist spanjoll.