Fifi tregon punën e parë që ka bërë dhe pagën që ka marrë

Fifi është sot një nga këngëtaret më në zë të estradës shqiptare, por për të arritur këtu ku është i është dashur të kalojë shumë peripeci.

Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, ajo ka treguar shumën që ka marrë në fillimet e saj, kur këndonte në lokalet e Prishtinës. Megjithëse, Fifi thotë se ka marrë një shumë modeste, ajo shprehet se ndihej njeriu më me fat në botë pasi po fitonte para me djersë.

LEXO EDHE  E mbajti të fshehtë shtatzëninë, Aurela Hoxha publikon pamjet e para me të birin (Foto)

“16 vjeçe dhe kam kënduar në kafet e vogla në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e bukura është që ka pas raste kam marrë 10 euro për performancën e më shumë 35 euro në atë kohë. Dhe ndjehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, ka treguar Fifi.

Image