Klubet e striptizmit dhe shërbimet e eskortës mund që të çojnë në një ulje të krimeve seksuale. Është ky zbulimi më i fundit i një kërkimi të publikuar në “The Economic Journal”. Sipas konkluzioneve të studimeve ekzistenca e ambienteve për argëtimin e të rriturve shkaktoi një ulje të numrit të sulmeve seksuale.
Shifrat janë analizuar nga kërkuesit në New York, ku sipas të cilëve një ambient për argëtimin e të rriturve shkaktoi një ulje me 13% të kriminalitetit në zonë një javë pasi ky biznes hapi dyert.
“Habitshmërisht zbuluam se gjatë kohës së studimit, ambientet për argëtimin e të rriturve ulën krimet seksuale dhe nuk kishin efekt në llojet e tjera të krimit. Krimet e seksuale, duke përfshirë dhunën, janë një shqetësim i madh për shëndetin publik.
Përveç pasojave psikologjike dhe fizike këto krime çojnë në çështje të mëdha sociale si shtatëzënitë e padëshirueshme, abortet dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sidoqoftë shumë pak dihet se si mund të ndalohet krimet seksuale, duke përfshirë abuzimin dhe përdhunimin. Ky raport studion se si prezenca e ambienteve për argëtimin e të rriturve ndikon në incidencën e krimeve seksuale”, u shpreh ndihmës profesoresha në Universitetin Princeton, Maria Micaela Sviatschi.0
Sipas studiuesve ekzistenca e klubeve të stripit dhe ambienteve të tjera për të rriturit nuk çon në rritjen e kriminalitetit në zonat ku ato janë vendosur, pavarësisht se disa persona mendojnë të kundërtën. Kërkuesit morën në konsideratë informacionet nga 1 Janari i 2004-s, deri më 30 Qershor të 2012-s.
Rosie Hodson, një akademike e specializuar në industrinë e pornografisë dhe punës së seksit tha se ky studim paraqet një kundërpërgjigje direkte ndaj idesë se seksi e bën botën më të rrezikshme për femrat. Edhe kërkime të mëparshme kanë zbuluar se lejimi i prostitucionit në shtetin e Rhode Island dhe disa distrikte në Holandë kanë rezultuar në një numër më të ulësh sulmesh seksuale.