• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori Isa Jata përballet me vetingun, KPK i kalon barrën e provës për kursimet

15:53 : 13/07/2021
në AKTUALITET, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore me prokurorin e Tiranës, Isa Jata. Seanca u fokusua kryesisht në një sërë gjetjesh në kriterin e pasurisë, që përfshinin barrë prove për një kontratë për blerjen e një apartamenti në Golem nga një koleg prokuror dhe mënyrën se si Jata i kishte deklaruar kursimet.

Jata vlerësoi hetimet e KPK si të thelluara dhe objektive dhe theksoi se shpresonte që e kishte përmbysur barrën e provës për ato probleme që ishin gjetur nga Komisioni.

Trupa që hetoi Jatën ishte e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Alma Faskaj dhe anëtar Lulzim Hamitaj.

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Kontrata e shtëpisë në Golem

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

Pasuria e prokurorit, siç doli nga relatimi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga dy apartamente. I pari i blerë në kryeqytet në vitin 1995 nga Enti Kombëtar i Banesave, për të cilin nuk u gjetën probleme, ndwrsa apartamenti i dytw ishte blerw nga një koleg prokuror me inicialet A.D, për të cilin KPK vuri në dukje se kishte ngritur dyshime mbi formalitetin e kontratës. Faskaj lexoi se veç kontratave noteriale me kolegun, Jata kishte nënshkruar kontratë sipërmarrje me ndërtuesit.

Prokurori siç doli në relatim kishte vënë në dukje që në deklarimet periodike që kontratat ishin bërë të tilla vetëm formalisht, për të garantuar kalimin e pronësisë dhe legalizimin e apartamentit në një kohë të mëvonshme.

Faskaj relatoi se apartamenti i blerë në vitin 2010 ishte regjistruar vetëm në vitin 2021.

KPK megjithatë tha se i kishte kaluar Jatës barrë prove mbi dyshimet për fiktivitetin e kontratave dhe një bilanc negativ prej 1400 eurosh.

Prokurori edhe në seancë nuk e mohoi se kontrata ishin formale, siç edhe ishte e shkruar në to, dhe vetëm me qëllimin e saktësimit të katit dhe garantimin e tij si blerës që apartamenti të mund të regjistrohej. “Kontratat u bënë formalisht në pamundësi të nënshkrimit të një kontrate shit-blerje”, tha Jata dhe vuri në dukje se këto veprime ishin deklaruar të tilla dhe përmendeshin edhe në tekstet noteriale.

Ai tha se KPK e kishte keqlexuar kontratën mes tij dhe kolegut dhe për këtë arsye dilte në përfundimin se pagesa ishte kryer e gjitha njëherësh në dorë dhe ai rezultonte me minus 1400 euro, ndërsa shtoi se këstet ishin paguar siç ai i kishte deklaruar dhe në to përfshihej edhe një kredi.

Pasaktësitë në kursime

Faskaj ndër të tjera vuri në dukje se Jata kishte deklaruar rreth 450 mijë lekë kursime në deklaratën veting, por nga llogaritë e bëra prej KPK-sw bazuar në deklaratat vjetore gjendja e kursimeve duhej të ishte rreth 5.1 milion lekë. Bazuar në këtë gjetje, KPK tha se Jatës iu kalua barrë prove për një bilanc negativ në total nga viti 2003 deri në vitin 2016 prej 2 milion lekësh.

Prokurori pranoi në sqarimet e tij se deklarimi i kursimeve nuk kishte qenë i duhuri, por mënyra se si ai e kishte kuptuar atë. “Jam shumë në siklet që përballem me një veprim të tillë, pasi ishte diçka tepër e lehtë,” tha Jata, duke theksuar se mosdeklarimi i pakësimeve të kursimeve ishte ajo që rëndonte pozitën e tij në KPK.

Ai megjithatë këmbënguli që deklarimet e bëra në veting dhe sqarimet që kishte dhënë tregonin situatën e qartë dhe se KPK duhej t’i merrte ato në konsideratë. Jata tha se KPK nuk kishte konsideruar edhe disa të ardhura të bashkëshortes dhe kërkoi disa korrigjime të tjera në shpenzime, por kryesisht këmbënguli që të merrej parasysh gjendja e kursimeve që ai kishte deklaruar.

Komisioni vuri në dukje edhe mosdeklarimin prej Jatës së dy huave. Njëra e dhënë për një të afërm prej tij dhe njëra e marrë nga vëllai. KPK tha se për të dyja nuk u gjetën probleme burimesh, por ishin kërkuar shpjegime të mosdeklarimit. Jata kishte dhënë shpjegime se mosdeklarimi i huasë së dhënë ishte një harresë, ndërsa vuri në dukje se ajo nuk ishte shlyer.

Prokurori po ashtu kishte dhënë sqarime mbi shkollimin e fëmijëve dhe të tjera shpenzime, por KPK tha se nuk gjeti probleme. Një pronë arë që kishte ngritur dyshime për pasuri të fshehur ishte sqaruar më pas prej Agjencisë së Kadastrës se ishte një gabim material. Faskaj tha se me sqarimin u pa se gabimi u korrigjua.

Ndaj Jatës kishte vetëm tre denoncime. Vetëm një prej tyre ishte konsideruar prej KPK-së që siç doli në sqarime kishte të bënte me hetimin e një rasti aksidenti, në të cilin kishte humbur jetën një 5 vjeçar.

Jata shpjegoi me detaje hetimet që kishte kryer dhe mënyrën se si kishte lëshuar urdhrat për to. Nga sa u kuptua çështja ishte pushuar, por me një vendim të Gjykatës së Apelit ishte kërkuar marrja e disa kamerave nga bizneset. Jata theksoi se në urdhërin e tij për kamerat ishin përfshirë të gjitha, por tha se ai kishte dorëzuar dosjen në janar 2019 për shkak të transferimit dhe se nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur më pas. Një dëshmitar që pretendohej se nuk ishte pyetur, sipas Jatës kishte qenë e pamundur të gjendej dhe kur ishte pyetur për shkak të gjendjes mendore, nuk kishte pasur ndonjë vlerë. /BIRN/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025
BOTA

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025
BOTA

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025
Para

"Delta" në Shqipëri, shtohen dyshimet. Pritet konfirmimi nga laboratorët në Gjermani

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com