Byroja Kombëtare e Hetimit vazhdon me përzgjedhjen e kandidatëve për hetues për strukturën që ndryshe njihet si “FBI-ja shqiptare”.
Byroja Kombëtare ka bërë me dije datat në të cilat kandidatët për hetues do të paraqiten për të dhënë intervistë. “Në datën 22.07.2021 – 30.07.2021 do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve të kualifikuar nga Testi i Eses” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë
Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar intervista do zhvillohet, si më poshtë.
- Në datën 22.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 01 (një) deri në numrin rendor 20 (njëzet);
- Në datën 23.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 21 (njëzetë e një) deri në numrin rendor 41 (dyzetë e një);
- Në datën 24.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 42 (dyzetë e dy) deri në numrin rendor 61 (gjashtëdhjetë e një);
- Në datën 26.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 62 (gjashtëdhjetë e dy) deri në numrin rendor 81 (tetëdhjetë e një);
- Në datën 27.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 82 (tetëdhjetë e dy) deri në numrin rendor 101 (njëqindë e një);
- Në datën 28.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 102 (njëqindë e dy) deri në numrin rendor 121 (njëqindë e njëzet e një);
- Në datën 29.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 122 (njëqindë e njëzet e dy) deri në numrin rendor 141 (njëqindë e dyzetë e një);
- Në datën 30.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 142 (njëqindë e dyzet e dy) deri në numrin rendor 163 (njëqindë e gjashtëdhjetë e tre).
Për të parë listën, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur
Intervistat do të kryhet në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe fillojnë në orën 09.00 për të gjitha datat.
Adresa si më poshtë:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë,
Rruga “Ana Komnena”,
Godina “Poli i Drejtësisë”,
(Ish-fusha e Aviacionit)
Tiranë,
Kandidatët do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e në listën emërore.
Kandidatët në intervistë do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19