Menaxheri i famshëm i VIP-ave të huaj, Scooter Braun dhe Yael Cohen po ndahen pas shtatë vitesh martese, por ka ende shpresa që ata mund ta zgjidhin atë, shkruan People.
“Miqësia e tyre është më e mira që ka qenë ndonjëherë, por ata po marrin ca kohë larg për të zgjidhur gjërat,” i thotë PEOPLE një burim i afërt me Braun dhe gruan e tij, transmeton lajmi.net.
“Pra, shumë çifte e kaluan këtë gjatë pandemisë. Ata e duan njëri-tjetrin dhe u duhet vetëm pak kohë larg dhe shpresojmë se do të rikthehen për fëmijët e tyre”, shton një burim i dytë.
Çifti ndan tre fëmijë: djemtë Jagger, 6 vjeç dhe Levi, 4 vjeç, si dhe vajzën 2 vjeçare Hart.