Vaksina ReiThera funksionon. 3 javë pas dozës së parë vërehet një përgjigje e antitrupave në më shumë se 93 % të vullnetarëve dhe arrihet në 99 % pas dozës së dytë të vaksinës.
5 javë nga vaksinimi i parë, niveli i antitrupave që lidhin proteinën Spike dhe që neutralizojnë virusin janë të barabarta me atë të matur në grupin referues të pacienteve që kanë kaluar Covidin. Sipas Ansa-s, kjo njoftohet nga kompania biotech me seli në Castel Romano.