Southgate: Përgjegjësia për penalltitë është imja

Trajneri i skuadrës angleze, Gareth Southgate mori përgjegjësinë për humbjen e penalltive në finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit.

”Unë jam përgjegjës për këtë. I zgjodha gjuajtësit e penalltive në bazë të asaj që bënin në stërvitje. Fitonim si ekip, ndërsa sot të gjithë bashkë jemi përgjegjës për mossuksesin e kësaj ndeshje. Por, sa i përket penalltive, ajo ishte zgjedhja ime”, shtoi ai.

LEXO EDHE  Investim për të ardhmen, Partizani prezanton sulmuesin shkodran

”Ishim të përgatitur mirë dhe kishim fillim të shkëlqyeshëm, por, për fat të keq, nuk arritëm t’i realizonim objektivat. Lojtarët nuk duhet të fajësohen për punën e tyre në stërvitje, sepse bënë shumë në këtë kampionat”, deklaroi Southgate.