• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliona euro për Inceneratorin/ Durrësi një vit me plehra, Qeveria detyron bashkinë t’i sjellë në Sharrë

21:19 : 09/07/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Kriza mjedisore në qytetin e Durrësit me gjendjen e plehrave është shkaktuar nga veprimet e qeverisë.

Një sërë veprimesh të paqarta të saj përgjatë viteve të fundit, e lanë Durrësin të mbushur me mbeturina në mes të sezonit turistik.

Në muajin janar, qeveria mori vendimin për të mbyllur vend depozitimin e vetëm të qytetit, Porto Romanos, 6 kilometër larg qytetit, për të ndërtuar aty një park që kushton 15 milionë euro.

Me mbylljen e Porto Romanos, qyteti që prodhon rreth 207 tonë plehra në ditë nuk i mbeti më asnjë vend depozitim për mbetjet.

Qytetarët durrsakë shprehen të indinjuar për situatën e krijuar në qytetin e tyre.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

“Nuk e di ku qëndron puna, po kudo të shkosh, plehra ke. Kudo të shkosh”, shprehet një qytetar.

Me plehrat rrugëve, në mes të sezonit turistik, Bashkia e Durrësit më 11 qershor 2020 shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore.

Për të trajtuar mbetjet, në mungesë transparence vetëm me komunikime shkresore, u bë një marrëveshje e përkohshme për depozitimin e mbetjeve të Durrësit në Landfillin e Sharrës. Afati që kompania i ka lënë bashkisë dhe qeverisë për të gjetur një zgjidhje është data 15 korrik.

Kompania private konfirmoi për Euronews Albania se depozitimi i mbetjeve në Sharrë bëhet pa pagesë.

Për të zgjidhur gjendjen e rënduar më 1 shtator 2020, bashkia do t’i propozonte qeverisë tri alternativa për trajtimin e mbetjeve. Dy prej tyre përfshinin trajtimin e tyre në Durrës duke ndërtuar një landifill në Sukth me kosto rreth 11 milionë euro ose në Gjepalaj, me kosto 5.2 mln euro. Alternativa e tretë ishte dërgimi i tyre në inceneratorin e Sharrës, por kostoja ishte 50 milionë euro.

Qeveria i injoroi këto propozime, nuk iu përgjigj, ndërsa porositi vetë një studim të ri nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Ky propozim përfshinte tre skenarë dhe këtë herë, trajtimi i mbetjeve në Durrës nuk kushtonte 5 milionë ose 11 milionë euro siç thuhej në propozimet e Bashkisë, por plot 110 milionë euro për 15 vjet.

Dy alternativat e tjera, ishin dërgimi i mbetjeve në Sharrë thjesht për t’i depozituar duke paguar 51 milionë euro për 15 vjet, ose duke bërë edhe riciklimin, por me kosto rreth 72 milionë euro.

Në këto kushte, zgjidhja e vetme u bë e detyrueshme. Qeveria nëpërmjet propozimeve të saj, detyroi Këshillin Bashkiak të Durrësit të pranonte propozimin për t’i dërguar plehrat në Sharrë, me një kosto prej 51 milionë euro.

Megjithatë, edhe pse ky është variant nga qeveria, dhe i zgjedhur nga Këshilli Bashkiak, kompania Integrated Energy BV SPV shpk konfirmoi për Euronews Albania se asnjë prej dy institucioneve shtetërore nuk ka hedhur asnjë hap për zgjidhjen e kësaj situate.

“Ju informojmë se deri më sot nuk kemi patur ndonjë reagim zyrtar nga kjo Bashki apo nga autoritete të tjera shtetërore në lidhje me finalizimin e një akt marrëveshje depozitimi për mbetjet, megjithatë ne jemi të hapur të procedojmë me një marrëveshje mes palëve”, theksoi kompania.

Kostoja prej 51 milionë euro e propozuar nga studimi i qeverisë përfshin investimin dhe tarifën e portës prej 40.57 euro për ton. Por kjo tarifë nuk dihet se si është përllogaritur duke qenë se kompania Integrated Energy mohoi të ketë dijeni për një tarifë të tillë.

“Sa i përket pyetjes për tarifën e portës për mbetjet e Durrësit prej 40.57 euro/ton, ju informojmë se nuk kemi dijeni për një tarifë të tillë të cituar nga ana juaj dhe nuk kemi dijeni gjithashtu se nga është marrë kjo tarifë depozitimi”, thanë nga kompania Integrated Energy.

Pra, Këshilli Bashkiak ka zgjedhur një tarifë të sugjeruar nga qeveria, por të panegociuar me kompaninë.

Gjithsesi kjo tarifë është rreth 140% më e lartë se 29 euro për ton që paguan Bashkia e Tiranës për të njëjtin shërbim.

Në lidhje me tarifën 40.57 euro/ton kemi pyetur Agjencinë Kombëtarë të Ujësjellës kanalizimeve dhe infrastrukturës, Ministrinë e Mjedisit dhe Bashkinë Durrës, por nuk kemi marrë akoma një përgjigje.

Është fakt se incineratori i ka marrë plehrat me 29 euro/ton edhe pse e vetmja gjë që bën tani është groposja dhe jo incenerimi, pasi inceneratori ende nuk është ndërtuar.

Deri tani vlera e transaksioneve drejt kompanisë që pritet të marrë dhe shërbimin e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit nga autoritetet shtetërore që marrin shërbim prej saj, është rreth 32 milionë euro.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Sulmet e hakerëve rusë, Biden e telefonon Putinin dhe ka një kërkesë për Moskën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com