Deputetja demokrate Albana Vokshi iu drejtua me një thirrje Kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga nisma për kapjen e AMA-s, duke zgjedhur në seancën e fundit të legjislaturës kreun e ri të këtij institucioni.
Duke iu referuar edhe qëndrimit të shprehur nga BE, Vokshi thekson se kapja e AMA-s është e papranueshme edhe nga Bashkimi Europian.
“Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian.
Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.
Është koha që sot të tërhiqet!”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.













