Princ Harry është ai që ka trashëguar pjesën më të madhe të parave nga stërgjyshja, Elizabeth Bowes-Lyon, e njohur ndryshe dhe si “Nëna Mbretëreshë”. Kjo e fundit ndërroi jetë në vitin 2002.
Përpara se të vdiste, ajo hapi një fond për dy stërnipërit. William dhe Harry, sipas BBC, duhet të ndanin mes tyre 14 milionë paundë. Por pjesa më e madhe e parave i shkoi Harry-t, për shkak se Williami kishte përfitime të tjera financiare duke qenë se ai do të shpallet dikur mbret.
Williami është i dyti në linjën e fronit britanik, ndërsa Harry-i, i gjashti, pasi përpara tij vijnë princi George, princesha Charlotte e princi Louis, dhe lista me shumë gjasë më vonë do të zgjatet edhe më fëmijët e tyre.














