Plagosi me çifte motrën, arrestohet 63-vjeçari

Tre persona u arrestuan nga policia e Vlorës, mes të cilëve edhe 63 vjeçari i cili dy ditë më parë për motive të dobëta ka plagosur motrën e tij.

Polica bën me dije se ndalimi i shtetasit S. D., 63 vjeç, u bë pasi më datë 02.07.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë gjahu (çifte), në pjesën e këmbëve, motrën e tij, shtetasen B. H., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE  Shpërthen bombula e gazit, nipi fluturon nga kati i 4-rt. Gjyshja gjendet e djegur në banesë

Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe dy të tjerë njëri për vjedhje ndërsa një tjetër për drejtim të mjetit pa leje.