Ngjarja në Velipojë/ Të plagosurit me djegie në 90% të trupit, dy u nisën drejt Tiranës

Katër pjesëtarë të të njëjtës familje janë plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:05 të mëngjesit të së dielës, ndërsa nga raportimet mësohet se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë.

LEXO EDHE  Ulje temperaturash, reshje shiu dhe .../ Ja çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur punonjësja, raporton News 24.