‘Rrushi, birra, shezloni…’/ Këto janë kodet që përdornin trafikantët e drogës të lidhur me prokurorë e policë

Makina, rrushi, motori, punëtor, shishe birre, shishe uji, bluza ose gjysmë bluza, shezllone, persona, skeleri, birra, shezllone, skeleri e shumë terma të tjera janë përdorur për të emërtuar lëndën narkotike nga anëtarët e grupeve kriminale që u shkatërruar sot në kuadër të operacionit ‘Shpirti”.

OraNews shkruan se në dosjen prej 565 faqe të prokurorisë italiane, gjenden edhe bisedat e koduara për transfertat e parave dhe dërgesat e drogës.

Për paratë përdorej termi “dokumente”, ose edhe në mënyrë të qartë për herët s’kishte nevojë për dekodifikim si “duhet të sjellin paratë”, “më thuaj sa para janë”. Për sa i përket sasisë së dërgesave dhe ato ishin lehtësisht të zbulueshme: “pesëdhjetë gramë”, “100 gramë”, “dhjetë skela”, “sa punëtorë do? Dy, tre?”, “dhjetë shishe ujë”, “20 shezllone”, “10 mijë”, “20 birra”.

Organizata e parë përfaqësohej nga një qytetar i vetëm shqiptar, rreth të cilit sillen shtetas nga Bari, që përbëjnë një grup stabël, e shumë persona të tjerë që bëjnë biseda për drogën. Dosja përmban dhe fakte se të hetuarit kanë përdorur edhe kërcënimet e forcë fizike për të detyruar persona që u kishin para, që tua kthenin ato. Në përgjimet telefonike nënvizohet edhe kapaciteti i organizatave që të arratisë anëtarët e saj nga arresti shtëpiak, duke u gjetur dokumente false e mbështetje logjistike nëpërmjet një rrjeti kapilar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

LEXO EDHE  I nxehti afrikan ‘pushton’ Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat javën e ardhshme

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.