E refuzoi te ‘Kosherja’? Bes Kallaku tregon si qëndron e vërteta për sherrin me Olsi Bylykun

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku po shijon suksesin në spektaklin e humorit “Kosherja”.

Para pak kohësh u përfol se aktori ka dashur të marrë me vete edhe mikun e tij të ngushtë Olsi Bylyku. Në media u tha se ai i kishte kërkuar atij të linte “Klanifornian” dhe të bëhej pjesë e spektaklit të humorit në ABC, “Kosherja”. Duke qenë se Olsi nuk pranoi, u përfol se mes tyre pati një “zënkë” dhe miqësia u kris. Por si qëndron e vërteta?

LEXO EDHE  Sozia e Brad Pitt: Nuk më ecën me gratë

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bes Kallaku mohoi zërat, duke theksuar se secili ka zgjedhjet e veta në jetë.

“Secili ka zgjedhjet e veta në jetë dhe mund të marri atë që do. Të gjithë aktorët e ‘Kosheres’ në shtator janë në nivel të secilit prej aktorëve apo kolegëve të mi”, tha Besi.