Asnjë viktimë/ Tre të infektuar me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Situata e pandemisë në Shqipëri vijon të jetë e qendrushem,e ku edhe gjatë ditës së sotme nuk ka patur asnjë humbje jete, ndërkohë që numri i të infektuarve mbetet i ulët.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19.

Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (2 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë     4

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3513

Testime totale            812,299

Raste pozitive             132,526

Raste të shëruara       130,018

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          21

Shkodër       12

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             3

Lezhë           2

Berat             2

Fier              1

LEXO EDHE  Aksident në autostradën Lushnje – Rrogozhinë, në gjendje të rëndë një person (EMRI)