• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Haberet e verës

20:20 : 29/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Me afrimin e të nxehtit afrikan, ashtu siç ishte parashikuar, pllakosi shkretëtira politika, ndonëse vazhdojnë të bëjnë lajm kaktuset gjeopolitike. Lajmi pa lajm qe që as kësaj here nuk u hapën negociatat, ndonëse këtë herë më tepër se për faj tonin, ishte veto bullgare që mori në qafë Maqedoninë e Veriut dhe bashkë u dogjën i njomi me të thatë. Nejse, rëndësi ka që mini-shengeni që është akoma më mini nga fakti që vetëm tre shtete ngelën pjesë e tij, vazhdon të mblidhet, herë fizikisht dhe herë virtualisht për të qarë hallet e përbashkëta dhe për t’ja thënë për të disatën herë Evropit që aq sa ja kemi ne nevojën atyre, aq na e kanë edhe ata ne. Po se kuptuam, problem për ta. Këmbanat bien për veshë që dëgjojnë.

Por jo gjithçka është zezë dhe gri në fushën e punëve të jashtme. Fakti që një proces i nisur herët dhe i kurorëzuar me sukses për të qenë pjesë si vend jo-permanent për dy vitet e ardhshme në Këshillin e Sigurimit në OKB jep mundësinë e rrallë për vizibilitet ndërkombëtar dhe përmisimin e imazhit të vendit apo brand-it ndërkombëtar. Natyrisht nëse ekipet përgatiten profesionalisht dhe janë në gjendje të na përfaqësojnë cilësisht.

Ndërkohë në kampin e brendshëm, numri i vrasjeve si pasojë e hakmarrjeve, qërrimit të hesapeve me konkurrencën ku janë përfshirë biznese kriminale me produkte të pastrimit të parave, apo për konflikte krejtësisht banale por që vijnë nga mungesa e rolit rregullator të shtetit por edhe aksidentet e frikshme rrugore, bëjnë që të futemi në një stinë sa të nxehtë dhe të thatë, po aq edhe të pasigurtë. Ndjehet në bisedat e njerëzve dhe rrjetet sociale një frymë revolte, përzier me ankth dhe pasiguri për të shijuar këtë verë të qetë dhe pa kokëçarje.

Ndërkohë, vazhdojnë të njëjtat tallaze si trafiku i mbirënduar si në akset e stërngarkuara në drejtim të rivierës së jugut ashtu dhe në akset kombëtare të veriut. Mjaft të themi që dhe për Lalëz apo destinacionet e tjera më afër kryeqytetit, distanca prej pak kilometrash shpesh të merre disa orë të mira në pikun e trafikut. Nga ana tjetër, kthimi i parkingjeve me pagesë si në rastin e bashkisë Lezhë që përtej ligjit ka dhe Maliq siç e pamë dhe së fundmi, si dhe mungesa e parkingjeve apo shtrenjtësia e tyre në Sarandë, Dhërmi e gjetkë e bëjnë akoma më të vështirë planin e pushimeve verore.

Lexo edhe:

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës/ “The Economist”: Protestat kanë nervozuar kryeministrin

Të paktën shpërhapja dhe virulenca e kovidit ka rënë dhe vaksinimi po ecën me ritme të kënaqshme, shto këtu imunitetin e tufës që me gjasa e kemi arritur, që të japin shpresë që të paktën për stinën e verës mos të kemi hall mbi halle. Nëse do të ketë valë të tretë në vjeshtë, bashkë me krismat e pritshme të politikës që dashur pa dashur do mpleksen apo do të zbuten, kushedi, nga vendimet pritshme të Gjykatës Kushtetuese, do të duhet të presim shtatorin. Ku do të kemi fatin të njihemi dhe me protagonizmin rishtar të rioshëve parlamentarë që për momentin po shullehen plazheve në pritje të marrjes së detyrave të vështira si baballarë kombi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

14:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës/ “The Economist”: Protestat kanë nervozuar kryeministrin

14:52 : 17/06/2026
AKTUALITET

EMRAT dhe PAMJET e takimit në Aruba/ Biseda për kokainë, investime në resorte dhe biznes në Shqipëri

14:33 : 17/06/2026
SPORT

FOTO/ Tirana gjen pasuesin e Shehit, ja kush pritet të ulet në stolin e bardhebluve

14:31 : 17/06/2026
AKTUALITET

Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Elbasan

14:23 : 17/06/2026
AKTUALITET

Berisha: “Lubi” Balluku po përgatit azilin, është instaluar në një shtet tjetër

14:21 : 17/06/2026
Para

EURO 2020/ Sonte përcaktohet çerekfinalistja e fundit, ja si rreshtohen Suedia dhe Ukraina

TË GJITHA

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

14:58 : 17/06/2026

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës/ “The Economist”: Protestat kanë nervozuar kryeministrin

14:52 : 17/06/2026

EMRAT dhe PAMJET e takimit në Aruba/ Biseda për kokainë, investime në resorte dhe biznes në Shqipëri

14:33 : 17/06/2026

FOTO/ Tirana gjen pasuesin e Shehit, ja kush pritet të ulet në stolin e bardhebluve

14:31 : 17/06/2026

Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Elbasan

14:23 : 17/06/2026

Berisha: “Lubi” Balluku po përgatit azilin, është instaluar në një shtet tjetër

14:21 : 17/06/2026

Monarkia feudale e Ramës

14:14 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet giriş