• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra e Velipojës/ Noka: Deklarata e Çuçit e frikshme, duhet të kishte ikur

17:14 : 28/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, në një intervistë në “Syri Tv”, foli për masakrën e Velipojës, ku u vranë katër vetë, duke thënë se pas kësaj ngjarjeje të rëndë, ministri Çuçi duhet të kishte ikur.

Noka theksoi se situata kriminale ka kapur kulmin, duke arritur majat.

“Shteti ka kapitulluar përballë një situate, që me vullnet politik e kanë krijuar. Degradimi është i gjithi si pasojë e keqpërdorimit të institucioneve shtetërore. Sot shteti është i dorëzuar përballë forcës së krimit. Forca e krimit është më e madhe se forca e shtetit, kjo ndodh në vendin tonë dhe është për të ardhur shumë keq.

Zinxhiri i pengmarrjes në polici është shumë i madh, në polici dhe institucione të tjera. Këta janë të mbajtur peng nga njëri-tjetrin. Të gjithë janë të kapur. Kjo është një kupolë që duhet të rrëzohet. Kupola e policisë e zhytur në batakun e krimit ose të korrupsionit. Nuk mund të luftojë policia krimin, kur është kapur nga krimi.

Shoqëria shqiptare është ajo që vuan pasojat. Ngjarja në Velipojë është alarmante për shoqërinë. Ajo tregon se shqiptarët nuk besojnë më te policia dhe as te shteti, sepse shteti është palë me të fortin. Shteti ynë sot është jofunksional. Në një vend normal, duhet të kishte zinxhir dorëheqjesh, një ndjesë e madhe dhe pastaj ikje. Këtu ka vetëm një gjë, largim, sepse situata kriminale ka shkuar aty ku nuk mund të thuhet. Qeveria i ka përdorur krimin për vota. As droni inteligjent nuk i jep zgjidhje situatës, zgjidhja është vetëm vullneti i drejtë politik”, u shpreh Noka.

Lexo edhe:

U lirua nga detyra, ish-zëvendësministrja ‘përfundon’ në Bangladesh

Përjashtimi i Berishës/ Salianji: Kushdo që kërkon të përfitojë nga kjo situatë e ka gabim

Flamur Noka vlerësoi se deklaratat që ka bërë Çuçi janë të frikshme, duke shtuar se krimi i organizuar komandon në vend.

“Deklarata e Çuçit është e frikshme. Në këtë vend është futur mentaliteti i pasurimit në rrugë kriminale, është bërë njësh shteti, pushteti dhe krimi e këtë gjë e ka bërë qeveria e Rilindjes. Në këtë vend të gjithë institucionet përdoren si kamxhik politik. Shteti është bërë vegël në duart e partisë. Është kriminale tendenca për të banalizuar krimin që ndodh në vend. Krimi është pasojë e politikave kriminale të Rilindjes.

Policia e Shtetit po përdoret politikisht dhe kanë bërë sikur nuk dëgjojnë. Sot, Shqipëria është bërë rrugë e trafikimit të drogërave të forta. Krimi i organizuar komandon gjithçka në vend. Ministri dhe kushdo janë të gjithë të dorëzuar. Krimi ka vënë shtetin përfundi. Pushtetarët po bëjnë makiash, duke tentuar që të mbulojnë fytyrën e kanabizuar të policisë. Ka munguar vullneti për të vënë rend, është përdorur policia vetëm për të kërcënuar vetëm opozitën dhe qytetarët. Këto janë shenja të degradimit të shtetit.

Ne kemi qenë dhe jemi për largimin e qeverisë, që t’i hapë rrugë vullnetin politik për të zhvilluar vendin dhe për të luftuar krimin. Beteja jonë nuk do të njohë ndalje në këtë rrugë, ne nuk ndalemi, ne do e bëjmë betejën tonë dhe beteja do jetë pa asnjë kompromis”, deklaroi Noka.

Etiketa: politike boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U lirua nga detyra, ish-zëvendësministrja ‘përfundon’ në Bangladesh

22:46 : 28/01/2022
AKTUALITET

Përjashtimi i Berishës/ Salianji: Kushdo që kërkon të përfitojë nga kjo situatë e ka gabim

20:17 : 30/09/2021
AKTUALITET

Malaj: Shqipëria vuan nga keqqeverisja, prandaj ka rënë besimi i biznesit

20:35 : 08/09/2021
AKTUALITET

Studimi i ‘Fridrich Ebert’: Krimi i organizuar dhe korrupsioni dominojnë në Shqipëri

18:12 : 21/08/2021
AKTUALITET

“Ballkani i Hapur”

18:56 : 29/07/2021
BOLD BLOG

Raporti i DASH si m’u duk!

19:06 : 28/07/2021
Para

Krimi në Velipojë/ Mësuesja e Musaenit: S'të ndihmoi drejtësia, të bëri kurban

TË GJITHA

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com