Mbrojtësi i Belgjikës, Jan Vertonghen, e njeh shumë mirë kundërshtarin e sotëm, Portugalinë, pasi verën e kaluar u transferua në Lisbonë, për të luajtur me Benfikën.
Pas një viti në kryeqytetin portugez, Vertonghenit i është dashur që të bindë fëmijët e tij që sot duhet të jenë tifozë me Belgjikën dhe jo Portugalinë.
“Fëmijët e mi po bëjnë shkollën në Lisbonë dhe janë bërë tifozë të Portugalisë. M’u desh shumë që t’ia shpjegoja se babai i tyre do të jetë kundërshtar sot me portugezët. Por, nuk besoj se e kanë të qartë ende”, tha 34-vjeçari Vertonghen duke qeshur.