• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Besian Xhixha mohon njohjen me vrasësit. I penduari dhe tabulatet telefonike i rrëzojnë alibinë

10:47 : 25/06/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas ekzekutimit të vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës, Prokuroria mori dëshminë e dhjetëra personave me shpresën për të marrë prej tyre të dhëna që mund t’i ndihmonin për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Mes tyre, ishte edhe Besian Xhixha, ai që u shoqërua për t’u pyetur në lidhje me krimin e rëndë. SPAK-u kishte të dhëna sipas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, se Xhixha dhe miku i tij Enver Diva, ishin pajtuar nga i shumëkërkuari Nuredin Dumani, për të vrarë Besmir Haxhinë.

I penduari tha se ata nuk e vunë në jetë planin, për shkak se njëri prej tyre u infektua me Covid-19. Besmir Xhixha që tashmë ndodhet para hekurave bashkë me mikun e tij Enver Diva, me akuzën se krijoi kushte për vrasje të kryer në bashkëpunim, mohoi para hetuesve të kishte njohje me Nuredin Dumanin.

“Nuredin Dumanin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë emrin e tij dhe nuk ka sesi të kem kontakte telefonike me të”, është shprehur Xhixha. Ai ka mohuar të ketë njohje dhe me Talo Çelën, apo të penduarin e drejtësisë Klevis Alla. Ndërsa iu konfirmoi hetuesve se kishte njohje me Enver Divën dhe se ky i fundit kishte kaluar pranverën e 2020 Covid-19.

Por, alibia e ngritur nga i dyshuari u rrëzua, pasi hetuesit e SPAK-ut zbuluan kontakte telefonike mes tij dhe të shumëkërkuarit Dumani. I penduari foli për takime mes të shumëkërkuarit dhe Besian Xhixhës, si dhe për faktin që ai vetë i kishte shoqëruar dy krutanët te shtëpia e Besmir Haxhisë, për të studiuar terrenin dhe morën përsipër kryerjen e vrasjes.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

Në vendimin e Gjykatës thuhet ndër të tjera se: “Deklarimet e Besian Xhixhës, sipas të cilave ai nuk e njeh fare Dumanin, nuk gjejnë mbështetje në deklarimet e të hetuarit Klevis Alla.

Nga analiza e tabulateve telefonike rezulton se ata njihen dhe kanë pasur 4 komunikime me njëri-tjetrin nga datat 16, 18, 19 dhe 27 prill 2020. Referuar bisedës së datës 19 prill, Nuredini telefonohet nga Besian Xhixha dhe kjo është data kur Enver Diva ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pra, ai e ka njoftuar Nuredinin rreth pamundësisë se Enverit për të kryer vrasjen e porositur me pagesë të Besmir Haxhisë”.

Sipas SPAKut, kur dështuan për ta ekzekutuar Haxhinë me vrasës me pagesë, atëherë Talo Çela, Nuredin Dumani, Altin Ndoci e Klevis Alla, pasditen e 27 prillit u organizuan dhe qëlluan për vdekje dy vëllezërit pranë tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit.

Sipas të penduarit, motivi i vrasjes ishte përplasja e pjesëtarëve të grupit për lekët e grabitura në barkun e një avioni në Aeroportin “Nenë Tereza”./Panorama

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025
BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
Para

Haradinaj me kapuç e veshje të zezë në kufi, alarmohen mediat serbe : Ishte armatosur!

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com