Një 58-vjeçar nga Lushnja ka humbur jetën këtë të Premte, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës.
Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”. Shtetasi A T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë, shtuan të njëjtat burime.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, thuhet më tej në njoftimin e bluve.