Një aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë të Mërkurë në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.
Policia njoftoi se mjeti me drejtuese shtetasen G.G., ka përplasur motomjetin me drejtues H.P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.