• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i tretë, ai i hakmarrjes

20:36 : 22/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Të gjithë naivët që deshën të besonin se konfirmimi i pushtetit pas 25 prillit do ta zbuste apo qetësonte Edi Ramën, po zhgënjehen ende pa filluar mandati i tretë. Asgjë nga premtimet e tij, pas zgjedhjeve, se do ti shtrinte dorën e bashkëpunimit atyre që nuk e kishin votuar, se do ti jepte fund sherrnajës politike 30 vjeçare, nuk po zbatohet në praktikë.

Madje, në planin konkret, po ndodh krejtësisht e kundërta. Arroganca e pushtetit është shtuar. Trimërimi për të vënë me shpatulla për muri kundërshtarët ka marrë hov. Beteja me ata që nuk i binden fermanëve të udhëheqësit po godet edhe brenda llojit.

Menjëherë pas zgjedhjeve, socialistët mblodhën urgjentisht 49 nënshkrime për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit Meta. Përtej përplasjes ligjore, nëse ky komision mund të ngrihej në kufirin e këtyre afateve, pra nëse kishte të drejtë kreu i shtetit që e quante anti kushtetues, apo shumica parlamentare që e konsideronte të rregullt, politikisht ai është simboli i një arrogance që mund ta ushtrojë vetëm dikush që nuk e fiton pushtetin përmes votës së lirë. Sepse të duash të zhbësh edhe të vetmin institucion që, në të mirën apo në të keqen e vet, nuk është sinkron me valën autokratike, duke përdorur për këtë një parlament me mandat të skaduar dhe duke thirrur në ndihmë sharlatanët e opozitës së re, fallcitetin e të cilëve e treguan zgjedhjet, nuk ka më nevojë për koment. Pavarësisht pretendimeve qesharake se Ilir Meta ka krisur marëdhëniet me SHBA-në, apo se ka turpëruar funksionin që e detyron të jetë mbi palët, nuk ka dyshim se çdo hap i hedhur kundër tij niset nga një filozofi revanshiste.

Jo për nga pesha, por për nga procedurat edhe më qesharake është ajo që po ndodh në Vlorë. Vetëm se nuk pranoi ti bindej urdhërit të Ramës për tu bërë pjesë e listës në betejën e 25 prillit duke dhënë dorëheqjen nga bashkia, Dritan Leli po linçohet publikisht dhe po masakrohet brenda strukturave të partisë. Asgjë nga pretendimet që thuhen, për ritmin e tij të punës, për pastrimin e qytetit, për mosmirmbajtjen e lungomares nuk qëndron. Po të ishte kështu, shefi nuk do ti kërkonte ta gradonte si deputet. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar po ndëshkohet vetëm për një gjë, sepse theu rregullin e pashkruar, që në këtë vend gjithkush duhet ti bindet një njeriu të vetëm.

Lexo edhe:

‘O ditëzi shtrëngohu…’/ Përplasje e ashpër në emision mes Bushatit dhe zv.ministrit të Ramës

Bushati: Në Tiranë rilindja ka bërë masakër, kandidatët e rinj kanë blerë vota

Shenjat e revanshit nuk duken vetëm në sallonet e politikës, ato kanë infektuar me sa duket edhe drejtësinë e rë.

Mund të jetë çdo gjë tjetër përpos rastësisë, fakti që SPAK dhe Prokuroria e Posatçme u shkundën menjëherë sapo votimet u mbyllën me fitoren e rilindjes. Ata nxituan të shpallnin dënimin për Adriatik Llallën, të rihapnin papritmas çështjen e Gërdecit për Fatmir Mediun, të kujtohen se në këtë vend ka ndodhur dikur edhe 21 janari. Madje gjykata Kushtetuese filoi të trajtojë njëra pas tjetrës konfliktet politike që gjendeshin prej kohësh në dosje. Dhe po të bësh një bilanc, në këtë “zgjim” të beftë të drejtësisë nuk ka asnjë çështje për vjedhjet me tendera e koncesione, asnjë njeri të akuzuar për skandalet e mëdha me PPP, pra shkurt, aty nuk shigjetohet asnjë anëtar i grupit të strukturuar të rilindjes. Zgjedhjet mbaruan dhe prokurorët e gjykatësit e institucionëve të reja u kujtuan për ata që kanë qenë në pushtet para një dekade.

Madje aq e madhe po bëhet arroganca e kontrollit të kësaj drejtësie të politizuar, sa tani nën urdhrat e pushtetit organet e vettingut po japin vendime edhe në kundërshtim me pretendimet e ndërkombëtarëve të OMN-së që deri më sot na i patën shitur si garantët e vetëm se peshorja e drejtësë së re do të qëndronte e ekuilibruar.

Kësaj mendësie moniste nuk i shpëtuan as KAS dhe më pas kolegji zgjedhor që hodhën poshtë me përbuzje çdo hetim për blerjen e votës që mund të kriste imazhin e vitrinës së fitores së Ramës. Edhe milionat marramendëse të parave të rindërtimt të dhëna në javët e fundit para zgjedhjeve, edhe ato të ndihmës sociale edhe punësimet masive të militantëve do të varrosen të pa hetuara. Në këtë vend nuk funksionon asnjë mekanizëm i pavarur nga pushteti që të arrijë ti’u kumtojë shqipëtarëve të vërtetën.

Në këtë kontekst, deklaratat e Ramës se do ti shtrijë dorën gjithë qytetarëve në një festë bashkëpunimi për Shqipërinë e nesërme, duke i dhënë fund gërmërreve të së shkuarës, tingëllojnë, sa mashtruese po aq edhe pa kuptim.

Jo vetëm sepse faktet e mësipërme, që po i shohim me sy përditë, vërtetojnë të kundërtën. Por edhe për një arsye të dytë që ka të bëjë me thelbin e gjësë. Pasi çdokush që nuk e fiton mandatin në mënyrë demokratike, nuk e ka, as luksin, as mundësinë ta ushtrojë atë me tolerancë. Nëse e ndan mendjen të sundosh si pakicë, e vetmja rrugë është të godasësh ata që nuk e pranojnë këtë diktat.

Prandaj, përtej propagandës dhe fjalëve të bukura të mitingjeve pas fitores, mandati i tretë do të jetë ai i shtimit të arrogancës dhe revanshit. Dhe për këdo që nuk bindet, pse jo dhe ai i hakmarrjes. /Lapsi.al

Etiketa: bushati boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘O ditëzi shtrëngohu…’/ Përplasje e ashpër në emision mes Bushatit dhe zv.ministrit të Ramës

22:58 : 23/12/2021
AKTUALITET

Bushati: Në Tiranë rilindja ka bërë masakër, kandidatët e rinj kanë blerë vota

23:24 : 29/04/2021
AKTUALITET

Si duhet kuptuar vendimi i Gjykatës së Strasburgut pro Lapsi.al

18:45 : 22/04/2021
AKTUALITET

Bushati: Kryeministri i ardhshëm Basha do t’i kthejë Shkodrës vëmendjen e duhur

16:14 : 20/04/2021
Para

Gjyqtari Kreshnik Omari përballet me Vetting, ja si i ka ndryshuar pasuria

TË GJITHA

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com