• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ONM kërkon shkarkimin e Elisabeta Imeraj

20:14 : 21/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

ONM ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurores Elisabeta Imeraj. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Në njoftim thuhet se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Në datën 1.4.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, me detyrë prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi nr. 363, datë 1.4.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 21.6.2021.

Po sot, më datë 21.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Lexo edhe:

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Në seancën e datës 1 prill, trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli vendimin për kreun e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, duke e konfirmuar në detyrë unanimisht.

Vetëm një orë më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vota unanime e emëroi përsëri subjektin e rivlerësimit në krye të prokurorisë së kryeqytetit.

Vendimi i KPK-së u parapri nga një seancë e paprecedentë dëgjimore, ku vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

Gjatë një përplase që zgjati prej më shumë se 8 orë, Jacobs deklaroi se kryprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’ ndikimin të paligjshëm në proces.

Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij.

Ai po ashtu veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt.

Jacobs aludoi se anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së po i fshihnin faktet e rënda nga seanca dëgjimore.

Imeraj i mohoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta.

Jacobs nuk ishte prezent në seancën e shpalljes së vendimit. Ai ishte zëvendësuar nga vëzhguesi tjetër i ONM-së Ferdinando Buatier.

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtari dhe kompozitori korçar Nonda Kajno

09:26 : 08/10/2025
AKTUALITET

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025
RAJONI

Analiza e DW: Atmosferë e polarizuar për zgjedhjet lokale në RMV

09:02 : 08/10/2025
Para

Shqiptari rreh banakierin kinez në Itali! Emri

TË GJITHA

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtari dhe kompozitori korçar Nonda Kajno

09:26 : 08/10/2025

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025

Analiza e DW: Atmosferë e polarizuar për zgjedhjet lokale në RMV

09:02 : 08/10/2025

U vra në sallën e gjyqit, sot i jepet lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja

08:46 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com