Një person humb jetën nga Covid në Shqipëri, ja sa të infektuar pati në 24 orët e fundit! Harta

Pas pesë ditësh janë rikthyer sërish humbjet e jetëve nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë që numri i të infektuarve mbetet i ulët.

Sipas Ministrisë së Shëndetësis ënë 24 orët e fundit janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.

Ndërkohë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

LEXO EDHE  Studimi/ Kombinimi i vaksinave AstraZeneca-Pfizer, ja sa herë rritet niveli i antitrupave

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        1

Të shëruar në 24 orë     11

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                1542

Testime totale            777, 492

Raste pozitive             132,491

Raste të shëruara        129,929

Raste Aktive                  107

Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       36

Tiranë          31

Durrës          11

Berat             8

Lezhë           7

Elbasan        6

Dibër             3

Kukës           2

Gjirokastër    1

Korçë           1

Fier                1