Një 53-vjeçar në Mat është arrestuar për armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një terren të hapur të njësisë Administrative Suç, kanë kapur shtetasin Nderim Beshi duke qarkulluar me armë zjarri pushkë me krëhër të mbushur me fishek.
Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni luftarak që i posedonte pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Mat, për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.