I nxehti afrikan, të mërkurën temperatura deri në 40 gradë/ Zonat më të nxehta

Java e fundit e qershorit pritet që të sjellë dhe të nxehtin afrikan ku temperaturat do të arrijnë në vlerat deri në 38 gradë celsius.

Drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja bën me dije për ABC se ditët më të nxehta pritet që të jenë e marta dhe e mërkura. Ndër të tjera ajo bën me dije se zonat më të nxehta do të jenë qarku i Elbasanit dhe i Beratit, por gjithashtu nuk ngelet pas as Tirana dhe zonat bregdetare.

Temperaturat deri në 33 gradë do të shënohen dhe në qarkun e Dibrës.

Ndërkohë Porja thekson se gjatë këtyre ditëve do të jetë e pranishme dhe lagështia ku herë pas here do të kemi shtrëngata shiu dhe breshëri në zona të izoluara.

“Prej 24 orësh i nxehti afrikan ka përfshirë gadishullin e Ballkanit duke çuar në rritjen e temperaturave në vlerat minimale. Kjo do të jetë dhe java më e nxehtë e muajit të verës. Parashikohet se zonat më të nxehta do të jetë qarku i Elbasanit, Ura Vajgurore Berati që do të shënojnë temperatura deri në 36 gradë celsius dhe në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë.

Të martën dhe të mërkurën temperaturat deri në 38 gradë celsius dhe në Tiranë, ndërsa në zonat malore temperatura deri në 33 gradë celsius. Këto janë masa ajrore që vijnë nga Afrika dhe kanë përfshirë brigjet e Mesdheut.

LEXO EDHE  Asnjë viktimë/ 31 raste të reja me Covid në Shqipëri në 24 orët e fundit! Harta

Gjatë këtyre kohëve nuk do të mungojnë dhe reshjet, që do të jenë të pranishme në disa zona që do të jenë në formë rrebeshi.

Momentalisht nuk presim që të kemi pluhur afrikan, por do të kemi temperatura të larta dhe reshje shiu në formë rrebeshi, kryefjala e këtyre ditëve është temperatura ku dhe temperaturat e natës do të jenë në rritje. Një tjetër element dallues në këtë periudhë është lagështira në ajër që na bën të ndiejmë më shumë dhe të nxehtin”, ka thënë ajo.

Gjithashtu i gjithë rajoni do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të nxehta ku më të larta temperaturat pritet që të jenë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut që nuk i kanë përjetuar më parë këto masa ajrore.

“Javën tjetër është e rëndësishme që qytetarët të bëjnë kujdes në daljen në pikun e verës akoma që ndiejmë është më e lartë sesa ajo që ne raportojmë. Kjo do të jetë një situatë në të gjithë Rajonin që ndryshe nga vendi jonë që ne jemi mësuar që ti kemi .

Është një valë e të nxehtit që ne e kemi përjetuar gjatë viteve të fundit, epiqendra e temperaturave më të larta pritet që të jenë për Kosovën dhe Maqedoninë që nuk janë ndeshur me këto temperatura”, ka thënë ndër të tjera Porja.