Pasi të gjithë menduan se Busquets do të humbiste Kampionatin Europian për shkak se rezultoi pozitiv me Covid-19, Luis Enrique zgjodhi të priste.
Pika më e fortë për Spanjën dhe trajnerin është rikthyer pasi rezultoi negativ në testin e fundit që ka bërë.
Mesfushori i qendrës i Barcelonës do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen ndaj Polonisë ditën e nesërme.