Laçi pa “frena” në merkato, zyrtarizon futbollistin e radhës

Laçi nuk ndalet në merkato. Klubi kurbinas ka zyrtarizuar ditën e sotme sulmuesin malazez Dejan Zarubica. 28-vjeçari, vjen nga radhët e ekipit të Buduçnost, me të cilët u shpall kampion dhe arriti të realizonte 8 gola sezonin e shkuar.

Zarubica, ka firmosur për dy vite me Laçin. Në të kaluarën 28-vjeçari ka provuar të veshë fanellat e kombëtareve U16 (17 gola) dhe U19 të Malit të Zi (8 gola), teksa ka provuar të luajë edhe në Serbi.

LEXO EDHE  Daja kërkon perfeksion në stërvitje, ngre zërin me Markun dhe Muratajn. Ja gjendja në kampin e “Demave”

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, klubi bardhezi shkruan: “Zyrtarizohet goditja e radhës në familjen bardh e zi !! Dejan Zarubica është pjesëtari më i ri i familjes tonë duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare pas përfundimit të bashkëpunimit si kampion me ekipin e Buducnost! Miresevjen Dejan“,

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)