• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e maturantëve/ Shamku: ‘Çlironi maturën nga skuta e panevojshme e sekreteve’

08:30 : 16/06/2021
në AKTUALITET

Rreth 34 mijë maturantë në të gjithë vendin përfunduan të martën e 15 qershorit provimet e maturës shtetërore.

Procesi u përmbyll por jo debatet rreth tij, qoftë për daljen e tezave gjatë provimeve por për vështirësitë në testin e provimit të matematikës.

Ledi Shamku, ish-deputete e PS-së, e sheh problemin diku tjetër. Sipas saj, proceset aktuale të sekretimit ia ulin dinjitetin arsimit si proces elevacioni mendor e moral.

Në gjykimin e saj ky është një konceptim i gabuar i maturës shtetërore ndaj Shamku propozon hartimin e një fondi me 500 pyetje për çdo lëndë, të cilat duhet tu vihen në dispozicion nxënësve për studim qysh në fillim të vitit shkollor dhe teza finale të kombinohet vetëm nga ato pyetje.

Postimi i plotë në facebook

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

Gjithnjë kam menduar se arsimit i vyen me shume dinjiteti se reformat. Arsimi eshte vlagë, eshte inerci, eshte premtim qe secili qe arsimohet apo qe arsimon i ben ne radhe te pare vetes. Raporti me dijen dhe aftesine nuk ka kurrfare garancie pa nje marredhenie te forte me etiken. Gjithnje sipas meje sigurisht.

Ndaj cdo here jam shqetesuar shume me fort kur eshte thyer etika dhe dinjiteti sesa kur eshte gabuar ne saktesi pyetjesh a vleresimesh.

Ne veshtrimin tim ajo cka e çmaturon perhere maturen shteterore eshte lajmi i neveritshem per tezat qe dalin neper FB, lajmi per teza qe shiten e blihen e shemtime kesodore.

ULINI GISHTAT TE GJITHE E MOS SHENJONI ASKEND. Tezat kane dale perhere! E madje ka pasur vite qe jane zgjidhur kolektivçe ne derrase. Ky pazar vret dinjitetin!

Por per mua edhe frika nga pazari e vret po njelloj dinjitetin.  E kesisoj edhe vete proceset aktuale te sekretimit ia ulin dinjitetin arsimit si proces elevacioni mendor e moral.

Mesues qe mbyllen me jave neper zyra per te dale se andejmi me tezen. Mesues e hartues qe bredhin me gypin e dyshim-sqarimit ne koke. Qe shihen si pre e atyre qe duan ta blejne tezen. Qe shihen si katila per farefis a shoqeri nese nuk flasin. E mandej nxenes qe paragjykohen persepari si “kriminele” potenciale.

Qe kalojne neper metaldetektor per celulare a tjetergje. E mandej mesues lende qe shihen nga nxenesit si kasneca te cmuar per ndonje dekonspirim, te cilin prinderit mundohen t’ua blejne me kurse private, ne te cilat me shume se dija blihet stervitja per maturen. E mandej atentati i fundit kunder dinjitetit eshte ndarja e pashmagshme finale mes “viktimes” dhe “xhelatit” ku shteti shihet si xhelat! Shteti?! Xhelat me dashje?! Po pse xhanem? Shteti ofron shkollimin, pse dashka patjeter me te qenë xhelat?! Nuk eshte aspak keshtu! Por ka dicka qe na ngaterron.

E gjitha per mua lind nganje konceptim gabim i provimeve te matures. Ky lloj “sekreti” i panevojshem demton per mua shumecka.

PSE TE MOS KEMI 300-500 PYETJE PER CDO LENDE?! T’I PUNOJNE KETO PYETJE NXENES E MESUES GJITHE VITIT DHE PROVIMI TE PERMBAJE PIKERISHT NGA KETO PYETJE?!

Cfare kujtoni se ju bejne femijeve tuaj kurset private te perseritjeve? Thjesht i ushtrojne me pyetjet (nga fondi i pyetjeve) qe vete mesuesit e lendeve i kane hartuar per perzgjedhjet finale (ato te fshehtat e panevojshme pra).

Le te mesojne gjithe vitit keto pyetje e nuk do te kete me nevoje per orientime qe pastaj dalin se nuk jane te tilla. E nuk do te kete me as surpriza te shemtuara.

Mos kini merak se nuk mesohen dot 500 pyetje permendesh. Madje dijeni se ky lloj te mesuari pervecse te meson edhe te ushtron. Se truri ne thelb eshte ind qe sa here ushtrohet aq here fiton.

E madje kam edhe nje sugjerim tjeter: ky lloj procesi i te ushtruarit te mos behet vetem teketek neper shtepira mesuesish. Por pasdite neper shkolla, me grupe nxenesish dhe falas! E kemi profesion te rregulluar mesuesine, cka don te thote se cdokush qe diplomohet per gjuhe, matematike, kimi, anglisht e cfarerdo; nuk mund te jape provimin e shtetit per te marre license mesuesie nqs nuk ben fillimisht nje praktike.

Le te jene keta te sapodiplomuar edhe keshilluesit qe shteti ofron falas pasdite neper shkolla te cilet bashke me grupe nxenesish punojne e ushtrojne 500 pyetjet e matures (vec mesueses se lendes kuptphet). Kjo menyre them se krijon edhe kohezion e kolektivitet te mendimndarjes mes nxenesve per te cilin kemi aq shume nevoje.

Nxirreni maturen shteterore nga skuta e panevojshme e fshehkave. Ndertoni fonde me 500 pyetje per cdo lende edhe jepjani nxenesve per studim qysh ne fillim te vitit shkollor dhe perzgjidheni ne fund kombinimin e tezes finale vetem nga ato pyetje.

Besoj fort se keshtu arsimin mund ta ruajme nga dëmi me i madh: DEGJENERIMI FINAL I DINJITETIT.

Nuk ka elevacion pa dinjitet.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
SPORT

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
Para

Këngëtari shqiptar tregon kërkesën e pazakontë të bashkëshortes: Futu i zhveshur ose mos e bëj fare

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com