• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U shkarkua nga KPK, KPA rikthen për rivlerësim vendimin për ish-prokuroren e Korçës

15:11 : 15/06/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi sot të rikthejë për rivlerësim në KPK ish-drejtuesen e Prokurorisë së Korçës, Irma Balli.

Në vendimin e KPA thuhet se KPK duhet të bëjë vlerësimin për dy kriteret e tjera për ish-prokuroren, e cila ishte shkarkuar më parë nga KPK për shkak të problemeve me pasurinë.

Por KPA ka konkluduar se pasuria e prokurores ishte e ligjshme, ndërsa ka kërkuar nga KPK të vlerësojë aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Prokurorja Irma Balli u shkarkuara nga KPK më 19 shkurt 2019, pasi u ngritën dyshime mbi deklarime të rreme dhe mungesë burimesh të ligjshme mbi pronësinë familjare të një pike shpërndarje karburanti në Korçë dhe një objekti me tre kate.

Gjithashtu, Komisioni ngriti dyshimin se Balli mund të kishte ndërhyrë në dokumentacionin tekniko-ligjor në ZVRPP Korçë për të mundësuar ndërtimin e objektit ku ajo zotëron ¼ pjesë takuese, ndryshe nga sa ishte parashikuar në lejen ndërtimore. Rivlerësimi i saj përfundoi vetëm për kriterin e pasurisë.

Lexo edhe:

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

Dita e 47-të e protestës, qytetarët: Rama dil në bulevard, Atdheu nuk është biznes privat!

Para KPA, Balli pretendoi se në shkallën e parë të vetingut nuk i ishte ofruar një proces i rregullt ligjor dhe se vendimi i Komisionit është i paqartë dhe jo profesional.

Sipas Ballit, si burime krijimi për pasuritë që zotëron dhe shpenzimet në vite, kishin shërbyer të ardhurat nga pagat e saj dhe të bashkëshortit. “Fëmijët kanë studiuar në Shqipëri dhe bëjnë një jetë modeste. Ku qëndron korrupsioni këtu?, pyeti ajo.

Prokurorja Balli parashtroi më së shumti lidhur me gjetjet e Komisionit për pikën e kaburantit + objektin me tre kate në bashkëpronësi me familjarët e saj. Ajo shpjegoi se ishte bërë bashkëpronare, pasi ky objekt ishte ndërtuar si karabina dhe se kishte qenë dëshirë e babait.

“Jam paragjykuar pa të drejtë për këtë pronë. KPK është munduar të shtojë problemet jashtë kornizave të ligjit. Më çon në pamjaftueshmëri dhe më ngarkon rëndë me mospërputhje të deklarimeve me dokumentet e arshivës, duke çuar edhe më rëndë, se kam ndikuar në ndryshimin e projektit të objektit,” tha Balli, duke i mohuar këto pretendime.

Balli tha se kishte dorëzuar në KPA një akt preventivi për vlerën e kësaj pasurie. E pyetur nga Kolegji, se përse nuk kishte hartuar akt-ekspertim, subjekti deklaroi se objekti është ende i papërfunduar dhe se vlerësimi në këtë rast mund të kryhet vetëm për punimet e realizuara.

E pyetur se sa ishte pesha e të ardhurave nga emigracioni në investimin e kryer, Balli tha se ishte e vogël, por se nuk mund ta përcaktonte konkretisht.

Balli këmbënguli se familjarët nuk kanë qenë persona të tjerë të lidhur dhe se Komisioni nuk ka pasur në vëmendje parimin e proporcionalitetit për pamundësinë objektive për gjetjen e dokumenteve për të ardhurat e bashkëshortit e të familjarëve në emigracion.

“Ky vendim më ka ndryshuar jetën. Nuk kam qenë nga ata që kanë shthurur sistemin. Përfundimi nuk duhet të jetë subjektiv, por procesual”, pohoi Balli.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë një tabelë me gabime matematikore duke shtuar artificialisht balancën negative,” pohoi Balli.

Në përfundim ajo depozitoi prova të reja veç atyre të paraqitura me ankimin. Balli kërkoi të administrohen letër-këmbime për të provuar se familjarët kishin punuar në emigracion dhe kishin përfituar të ardhura; vërtetim nga Prokuroria e Apelit Korçë për udhëtimet e saj jashtë shtetit gjatë periudhës 2012-2013; vërtetim nga Kadastra ku pasqyrohen pasaktësitë për objektin me tre kate dhe një shkresë nga Komisioni i Kompesimit dhe Kthimit të Pronave, dokumente që u pranuan të gjitha nga Kolegji.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

20:12 : 16/07/2026
AKTUALITET

Dita e 47-të e protestës, qytetarët: Rama dil në bulevard, Atdheu nuk është biznes privat!

20:07 : 16/07/2026
BOTA

“Thikë me dy presa”/ Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

19:58 : 16/07/2026
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Fier, 7-vjeçarja nuk arrin t’u mbijetojë plagëve

19:49 : 16/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 47-të kundër Ramës në Tiranë, qytetarët: Nuk tërhiqemi!

19:38 : 16/07/2026
AKTUALITET

Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit

19:28 : 16/07/2026
Para

Po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, arrestohet turku në Korçë

TË GJITHA

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

20:12 : 16/07/2026

Dita e 47-të e protestës, qytetarët: Rama dil në bulevard, Atdheu nuk është biznes privat!

20:07 : 16/07/2026

“Thikë me dy presa”/ Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

19:58 : 16/07/2026

Aksidenti i rëndë në Fier, 7-vjeçarja nuk arrin t’u mbijetojë plagëve

19:49 : 16/07/2026

Protesta e 47-të kundër Ramës në Tiranë, qytetarët: Nuk tërhiqemi!

19:38 : 16/07/2026

Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit

19:28 : 16/07/2026

U plagos në aksidentin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari

19:14 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş