• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zyrtare/ Rregullat për udhëtimin drejt Italisë, të vlefshme deri më 30 korrik

14:51 : 13/06/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, NDRYSHE

Deri më 30 korrik, Italia ka vendosur rregulla për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt shtetit fqinj. Ambasada italiane ka njoftuar mbi kushtet dhe se cilët shtetas lejohen të kalonë përtej brigjeve të Adriatikut.

“Rregullat e paraqitura në slide-t këtu në vijim dhe në faqen ëeb të Ambasadës së Italisë në Tiranë, lidhur me udhëtimet nga Shqipëria për në Itali, janë të vlefshme deri më 30 Korrik”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.

“Me urdheresen e Ministrit te Shendetesise te dates 16 Prill 2021, mes te tjerash, eshte vendosur:

Detyrimi per ato qe hyjne ne territorin kombetar nga Shtete apo territore qe bejne pjese ne listat C, D dhe E (mes te cileve hyn edhe Shqiperia), te bashkelidhjes 20 te Dekretit te Kryetarit te Keshillit te Ministrave te dates 2 mars 2021, per t’iu nenshtruar tamponit te evidentimit te geneve virale nga SARS-CoV-2 (PRC) ose atij te antigeneve, per tu bere brenda 48 oreve para hyrjes”, thuhet në njoftim.

Për më tepër klikoni linkun: https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/sq/ambasciata/neës/dall_ambasciata/2020/08/viaggi-in-italia-di-cittadini-italiani.html?fbclid=IëAR2ZMAUaQA072MknYDbqGëRVES96tSprBmYFVpgILU6cNQNBXczXëGr30Jo

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Me nënshkrimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 3 dhjetor 2020 janë shpallur masa urgjente për parandalimin e infeksionit në të gjithë territorin kombëtar. Udhëzimet e parashikuara do të jenë të vlefshme nga data 4 dhjetor 2020 deri në datën 15 janar 2021.

Përsa u përket udhëtimeve nga dhe për në Shqipëri nuk janë përcaktuar ndryshime të udhëzimeve të parashikuara me Vendimet e mëparshme të Këshillit të Ministrave.

Në vijim një përmbledhje e çështjeve kryesore të normativës në fuqi:

1) udhëtimi nga dhe për në Shqipëri është i mundshëm vetëm në prani të arsyeve të domosdoshme si: arsye pune, arsye shëndetësore apo studimi, urgjencë absolute, rikthim në banesë, vendbanim apo vendqëndrim. Nuk lejohet pra udhëtimi për arsye turizmi.

2) Rikthimi/hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet shtetasve italianë/BE/Schengen dhe pjesëtarëve të tyre të familjes, si dhe mbajtësve të lejeve të qëndrimit dhe pjesëtarëve të tyre të familjes. Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 7 shtator 2020 parashikon gjithashtu hyrjen në Itali të personave të cilët kanë një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme (edhe pse jo bashkëjetues) me shtetas italianë/BE/Schengen ose me persona fizikë me vendbanim të rregullt në Itali (me qëndrim prej një periudhe të gjatë kohore), të cilët duhet të mbërrijnë në banesat, vendbanimet apo vendqëndrimet e partnerëve të tyre (në Itali). Mund të kërkohet një shkresë informative konsullore.

3) Në momentin e rikthimit/hyrjes në Itali është e nevojshme të plotësohet një vetë-deklarim (klikoni këtu për vetëdeklarim dhe këtu për legjislacionin) në të cilin të paraqitet arsyeja e udhëtimit që mundëson rikthimin/hyrjen. Vetë-deklarimi duhet të paraqitet pranë personave të ngarkuar për kryerjen e kontrolleve. Është e udhës të jeni të gatshëm të paraqisni dokumentacionin mbështetës si dhe t’u përgjigjeni pyetjeve të personelit përgjegjës për ushtrimin e kontrolleve.

4) Destinacioni përfundimtar në Itali mund të arrihet vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të tij).

5) është gjithashtu i nevojshëm vetë-karantinimi si dhe vënia nën mbikëqyrje shëndetësore.

6) NUK i nënshtrohen detyrimit për t’u vetë-karantinuar, me kushtin që të mos shfaqen shenja të COVID-19 dhe që shtetasi të mos ketë qëndruar apo kaluar tranzit në: Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru, Republikë Dominikane, Kosovë, Mal të Zi, Kolumbi në 14 ditët para datës së hyrjes në Itali për:

1. këdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar dhe për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;
2. këdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;
3. shtetasit dhe ata me banim të rregullt në një Shtet anëtar të Bashkimit Evropian dhe në Shtete të tjera e vende sikurse në listat A, B, C, D (shih dokumentin bashkëlidhur 20 të VKM-së së datës 12 tetor 2020), të cilët hyjnë në Itali për arsye të provuara pune, me kusht që në katërmbëdhjetë ditët përpara datës së hyrjes në Itali të mos kenë qëndruar apo kaluar tranzit në njërin prej Vendeve sikurse në listën C (shih dokumentin bashkëlidhur);
4. personeli shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit të parashikuar nga neni 13 i Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020;
5. punonjës ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;
6. personel i shoqërive dhe subjekteve me seli ligjore apo dytësore në Itali që udhëton jashtë Italisë për arsye të provuara pune për një afat kohor jo më të gjatë se 120 orë;
7. funksionarë dhe agjentë, gjithsesi të përcaktuar, të Bashkimit Evropian apo të organizatave ndërkombëtare, diplomatë, personel administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, funksionarë dhe nëpunës konsullorë, personel ushtarak në ushtrim të detyrave të tyre;
8. nxënës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, ku kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë.

Nuk janë të detyruar të vetë-karantinohen dhe t’i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore, gjithashtu: ekuipazhet e mjeteve të transportit, personeli i mjeteve të udhëtimit, shtetasit të cilët hyjnë në Itali për arsye pune të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të miratuara nga autoritetet kompetente shëndetësore, për arsye të pashmangshme, përfshi këtu pjesëmarrjen në veprimtari sportive dhe në panaire ndërkombëtare, përmes autorizimit përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbetet detyrim – edhe në këto raste – plotësimi i deklaratës së posaçme.

Saktësohet se është kompetencë ekskluzive e autoriteteve kompetente italiane të policisë së kufirit të verifikojnë përmbushjen reale të kushteve si më sipër.

Në mënyrë të veçantë, përsa u përket njoftimeve të shtypit lidhur me tamponë në masë në aeroportin e Perugia-s, sjellim në vëmendjen tuaj se Rajoni i Umbria-s kryen tamponë falas vetëm për shtetas të ardhur nga Greqia, Spanja, Kroacia dhe Malta. Shtetasit në ardhje nga Shqipëria, nëse nuk bëjnë pjesë në rastet e përjashtuara të parashikuara, duhet të karantinohen, edhe pse mund të kenë kryer tamponin kundrejt pagesës.

Për informacione të mëtejshme mbi vendimet e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe për të verifikuar gjendjen aktuale të udhëtimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Italisë:

https://www.infrastruktura.gov.al/deklarate-per-media-2/

Shoqëri ajrore që operojnë me fluturime midis Italisë dhe Shqipërisë:

AirAlbania – https://www.airalbania.com.al/en/
Albawings – https://www.albawings.com/en
wizzair – https://wizzair.com

Shoqëri ajrore që operojnë midis Italisë dhe Shqipërisë prej datës 1 korrik 2020:

Alitalia – https://www.alitalia.com/it_it/manage-my-booking.html
Blue Panorama – https://www.blue-panorama.com/main

Shoqëri transporti detar aktive në transportet për/nga Italia:

Adria Ferries udhëtime Durrës – Bari/Ancona – https://www.adriaferries.com/it/
Venturies Ferries udhëtime Durrës – Bari -http://www.ventourisferries.it/ (http://www.duniport.al/)
GNV udhëtime Durrës – Bari – https://ëëë.gnv.it/it
A-Ships udhëtime Vlorë – Brindisi – https://ëëë.a-ships.com/
Seamed udhëtime Vlorë – Brindisi http://ëëë.albaniaferries.it/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Vranë 20-vjeçaren në sy të foshnjes, ja 3 shtetet ku po kërkohen autorët e dyshuar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com