Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes Uells -Zvicër, e vlefshme për Grupin A të EURO 2020.
Kombëtarja “helvete” në 11-shen startuese ka në përbërje dhe dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa kombëtarja uellsiane me lojtarët më të rëndësishëm si Ramsej, Alen dhe Bale.
Në 45 minutat e para, Zvicra ka qenë më kërkuese duke kontrolluar tempin e lojës, ndonëse rastin më të rrezikshëm për gol e kishin britanikët. Kros nga e majta, goditje me kokë e Kieffer Moore, sulmuesit të Cardiff City, por fantastike ishte përgjigja e Yann Sommer i cili i mohon Uellsit golin.
Ndërkohë nga ana tjetër, për Zvicrën rrezikoi Seferoviç në minutën e 27-të. Sulmuesi befason dhe godet nga jashtë zone por topi përfundon fare pranë shtyllës së mbrojtur nga portieri i kombëtares uellsiane, Uard.
https://streamable.com/n9rd1d
Statistikat e 45 minutave të para: